Gjumë më i mirë
Fjetja lakuriq i mundëson lëkurës që të ftohet dhe ju ruan nga mbi-nxehja, kështu që gjumi juaj bëhet më i thellë dhe më i mire.
Ndjeheni më të lumtur dhe më të lirë
Edhe nëse nuk jeni mësuar të flini lakuriq, nuk mund ta mohoni se sa mirë është. Ju do të ndjeheni më të lumtur dhe më të lirë.
Lëkurë dhe flokë më të mirë
Gjumi i mirë ia mundëson trupit që të prodhojë melatonin dhe t’i rritë hormonet më mirë. Duke fjetur lakuriq ju i mundësoni lëkurës që të marrë frymë dhe që të mos nxehet tepër, duke i ndihmuar kështu edhe gjëndrat e flokut.
Jetë më të mirë seksuale
Jo befasisht, çiftet që flenë lakuriq kanë më shumë gjasa që të bëjnë seks papritur sesa ata që veshin pizhame.
Më pak stres
Duke fjetur lakuriq, temperatura optimale e lëkurës do t’i ndihmojë trupit tuaj që t’i ulë nivelet e kortizolit, hormonit të stresit.
Qarkullim më të mirë të gjakut
Edhe veshjet e brendshme më të rehatshme e kërcënojnë qarkullimin e gjakut dhe disa pjesë të sistemit vaskular. Kjo mund të rezultojë në zgjerim të venave.
S’ka më pagjumësi
Doktorët rekomandojnë që të flini lakuriq nëse keni pagjumësi.