Dashi – Një surprizë gjatë ditës do t’ju gjejë pa përgatitur dhe do të ndryshojë planet që kishit bërë për fundjavën. Një njeri i dashur do të sjellë jo pak gëzim e hare dhe do të kaloni një kohë mjaft të bukur. Ditët e lodhshme që latë pas do t’i përkasin së shkuarës.
Demi – Mos hiqni dorë nga diçka apo dikush vetëm sepse ju dalin përpara pengesa. Kujtoni përse keni shpenzuar kaq kohë për t’ia arritur qëllimit. Karakteri i fortë dhe krenar ka tendencën të demoralizohet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, por këto ulje janë kalimtare.
Binjakët – Zakonisht luftoni me gjithë forcën që ju karakterizon për atë që dëshironi, por këtë herë duket se fati nuk është në anën tuaj. Nuk ka vend për t’u shqetësuar, ndaj mos insistoni më kot. Gjëra të reja e interesante ju presin, mos u kapni pas të shkuarës.
Gaforrja – Jeta sentimentale zë një pjesë të mirë të kohës tuaj dhe kjo ka anët e saj pozitive, por edhe negative. Mos lini pasdore punën e njerëzit e tjerë të dashur që ju rrethojnë, por jepini të gjithëve kohën që meritojnë.
Luani – Një lajm jo shumë pozitiv do të bëjë që sot të jeni pjesën më të madhe të jeni të shpërqendruar. Ndoshta është më mirë që të lini gjithçka keni në dorë dhe t’i jepni zgjidhje problemeve. Kjo është një periudhë kalimtare, ndaj mos u shqetësoni më shumë seç duhet.
Virgjëresha – Shumë gjëra mund të ndodhin në pesë minuta, aq është edhe koha që ju zgjasin nervat. Herën tjetër që ju mërzit diçka, jepini vetes pak kohë për t’u qetësuar dhe pastaj veproni. Mos rrezikoni që për shkak të momentit të mërzisni njerëz që keni përzemër.
Peshorja – Qetësia dhe indiferenca që shfaqni herë pas here ka anën e saj pozitive. Megjithatë për një person që në thelb ka ekuilibrin është e domosdoshme që të mos e teproni. Ka momente dhe situata që kërkojnë reagim, shpesh edhe të ashpër. Është koha për t’u zgjuar dhe për t’u treguar të tjerëve vendin.
Akrepi – Sa më shumë durim të tregoni me ata që ju rrethojnë aq më shumë do ta vlerësojnë ata praninë tuaj. Dikush do të ketë nevojë për këshillat dhe mbështetjen tuaj. Mos u kurseni, miqtë e mirë shihen në kohë të vështira.
Shigjetari – Hiqni dorë nga përpjekjet për t’i bërë të tjerët që të mendojnë e të veprojnë si ju. Ndonëse qëllimi mund të jetë i mirë dhe po përpiqeni që ata të mos lëndohen, duhet t’i lini të gabojnë. Mjaftohuni me këshilla, kur kjo ju kërkohet.
Bricjapi – Dita e sotme do të jetë vërtetë interesante. Një festë apo një drekë me miqtë, jo vetëm që do të jetë argëtuese, por do të keni mundësinë të bëni biseda interesante e të njihni njerëz të rinj. Pas një periudhe të gjatë të lodhshme, është ajo që ju duhej.
Ujori – Debatet që ju kanë shoqëruar këto ditë në punë e kanë bërë situatën disi të tensionuar. Merrini gjërat pak më me qetësi dhe mos merrni përsipër përgjegjësi që nuk ju takojnë. Do të hiqni një barrë të madhe nga supet.
Peshqit – Natyra sa e brishtë aq edhe rrebele që ju karakterizon, shpesh mund të krijojë paqartësi dhe hatërmbetje tek ata që nuk ju njohin mirë. Në këto raste është e nevojshme që t’i tregoni këto anë në mënyrë më të moderuar, në mënyrë që të tjerët t’ju njohin.