Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Elchin Ragimov.
Ukrainasi u arrestua dy ditë më parë në pikën kufitare te Hanin të Hotit ne tentativë për të trafikuar 19 kilogramë kanabis drejt Çekisë, vend në të cilin banonte. 42-vjeçari nuk ka thënë asgjë para gjykatës, duke sqaruar se do të flasë në një moment tjetër.
Ndërsa Policia dhe Prokuroria po punojnë për te identifikuar personin të cilin Ragimov i ka blerë lenden narkotike.
Tv Klan