Qytetarë në Tiranë kanë bërë homazhe mbrëmjen e sotme në nder të Beniamin Feratit.
Shqiptari nga Tetova e Maqedonisë, humbi jetën në Zvërnec të Vlorës pasditen e Korrikut duke u përpjekur t shpëtojë nga mbytja dy vajza, por deti i trazuar me dallgë nuk i fali jetën.
Qytetarë kanë ndezur qirinj pranë fotos së Beniamit, të cilin e kanë konsideruar hero.
Disa kanë apeluar që në plazhe të merren masa për të shmangur ngjarjet tragjike të këtij lloji.
Pasditen e sotme, një pushues 35-vjeçar nga Kosova humbi jetën në detin e Veilipojës, në përpjekje për të shpëtuar bashkëshorten nga mbytja.