Një rast i rrallë ka habitur Australinë, pasi një grua ka ngelur shtatëzën për herë të dytë, gjatë periudhës së shtatëzanisë. Rasti është aq i rrallë sa në shqip nuk ekziston një term, por në mjeksi njihet me emrin “superfetation”, dhe janë shënuar vetëm 10 raste në të gjithë botën. Ky rast kaq i rrallë mund të ndodhë edhe te disa prej kafshëve.
Në Australi rasti i ndodhur së fundmi ka bërë që edhe mjeku gjinekolog, të përdorë google për më tepër informacion, pasi në librat e mjekësisë ka shumë pak të dhëna. Kate quhe gruaja, e cila po përjeton 2 shtatëzani njëherësh. Ajo dhe bashkëshorti, janë paraqitur në spital pasi e kishin të vështirë të lindnin fëmijë, dhe kështu filluan trajtimin me hormone. Pasi Kate nisi hormonet arriti të ngelte shtatzën por pas një muaji të shtatzanisë, ajo u habit kur zbuloi se kishte ngelur përsëri shtatzën.
Këto raste të rralla kanë pak a shumë ngjashmërinë me të lindurit binjakë, por ndryshimi i vetëm është se fëmijët kanë moshë të ndryshme nga njëri-tjetri dhe do të lindin në periudha të ndryshme./Opinion.al