Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një avion plot me shqiptarë u kthye nga Franca/ Çipa: Shanset për azil në BE janë zero

2017/07/12 at 6:00 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Një avion plot me shqiptarë u kthye nga Franca/ Çipa: Shanset për azil në BE janë zero

30 shqiptarë u kthyen sot nga Franca, pasi iu refuzua kërkesa për azil në këtë shtet. Nga aeroporti ‘Nënë Tereza’,  Zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa deklaroi se shanset për azil në BE janë zero, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha se do të ketë hetim intensiv ndaj agjencive ose grupeve që përfitojnë mbi bazën e iniciativave të paligjshme.


Më poshtë prononcimi i plotë:

Stefan Çipa: Ndodhemi sot këtu për të ndjekur procedurat e kthimit të një grupi shtetasish shqiptarë nga Franca, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil në Francë.

Ne e përsërisim disa herë si Ministri e Brendshme, si qeveri shqiptare: mënyra e aplikimit për azil në vendet e Bashkimit Europian nuk miratohet për shqiptarët, sepse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. E thënë me fjalë më të thjeshta do të thotë se shanset e përfitimit nga shtetas shqiptarë të azilit ekonomik apo politik në hapësirën e vendeve të BE, janë zero.

Vetë ky grup, por dhe grupe të tjera, duhet t’i japin fund një aventure shumë të kushtueshme për ta dhe për familjet e tyre. Dhe vetë kjo tregon thirrjen e herëpashershme që autoritetet shqiptare u kanë bërë shtetasve të vet, që të heqin dorë nga kjo tentativë e cila kuptohet është e destinuar të dështojë.

Vetë procedura pak e gjatë e shtetit francez ka të bëjë me procedurat e verifikimit të lejeve. Por Qeveria shqiptare i ka kërkuar Qeverisë franceze përshpejtimin e procedurave. Ndaj tashmë kthimi është i menjëhershëm.

Unë dua t’u bëj një apel shtetasve shqiptarë që të kuptojnë, se aplikimi për azil vendet e Bashkimet Europian, do ketë këtë përfundim që kishin dhe ky grup i ardhur sot. Pra, do kenë rikthim në vendin e tyre, do kenë mosmiratim të lejes dhe sanksione pastaj që kanë të gjithë shtetasit për shkeljen e rregullave të lëvizjes në hapësirat Shengen.

Policia Shqiptare në pikat e kalimit kufitar do të mbikëqyrë me vëmendje të gjitha tentativat për kthimin e azilit. Në raste të dyshimta policia ka autoritetin e saj për të kthyer mbrapsht çdo shtetas që do të marrë këtë rrugë, që është e destinuar për të dështuar.
Faleminderit!

Haki Çako: Sot kemi përpunuar një nga charterët e vendosur në dispozicion nga Bashkimi Europian , të mundësuar dhe të suportuar nga FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Pas marrëveshjes së bërë në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, por edhe të kontrollit dhe respektimit të gjitha kritereve të përcaktuara për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptar.

Në këtë kuadër mund të them se ne vazhdojmë në mënyrë intensive në bashkëpunim me të gjithë partnerët, por edhe me të gjithë shtetet e tjera të Bashkimit Europian të cilët kanë bërë më së të qartë se azilkërkimi në vendet e Bashkimit Europian është i pamundur dhe ndaj në këtë kuadër të gjithë shtetasit shqiptar të cilët marrin iniciativën ose cënojnë dhe nuk respektojnë rregullat e Shengen janë të detyruar të kthehen dhe të riatdhesohen në Shqipëri, duke krijuar një kosto të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe për vetë ata në aspektin financiar, por edhe një kosto të madhe lidhur me të gjithë qytetarët dhe shtetasit shqiptar të cilët mezi presin integrimin dhe futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Këto iniciativa të paligjshme, të cilat cënojnë të gjitha rregullat e vendosura nga Bashkimi Europian nuk janë në pritshmërinë edhe në objektivat e të gjithë shtetit shqiptar. Ndaj më duhet të them se Policia e Shtetit shqiptar, Kufiri, Emigracioni, por edhe të gjitha strukturat e hetimit të krimeve në Policinë e Shtetit do të vazhdojnë të hetojnë intensivisht të gjitha Agjencitë ose grupet e caktuara dhe të strukturuara, të cilat përfitojnë mbi bazën e këtyre iniciativave, ose të interesave të caktuara të grupeve shoqërore të cilët orientohen në mënyrë të paligjshme për të kërkuar azil në vendet e BE.

Ky, por edhe shumë charter-a të tjerë do të vazhdojnë të sjellin në Shqipëri në mënyrë të menjëhershme të gjithë ata shtetas shqiptarë, të cilët kërkojnë cënimin dhe shkeljen e rregullave të Shengen-it që shteti shqiptar ka dakordësuar në sajë të marrëveshjeve me BE.

Ndaj u bëj një apel që të gjithëve, të orientohen dhe t’i drejtohen respektimit të gjitha normave konform punësimit të ligjshëm me të gjitha procedurat që orientohen nëpërmjet MPJ-së ose të gjitha Agjencive të tjera, pasi shumë vende të BE-së ofrojnë realisht mundësi punësimi, por nuk është kjo rruga dhe mënyra për t’u drejtuar.

Gjej dhe njëherë rastin të shpjegohem se ne kemi vënë në dispozicion struktura të caktuara, në bashkëpunim me FRONTEX-in, për të identifikuar dhe për të riatdhesuar që të gjithë shtetasit që cenojnë normat.

  1. Çako, sa ishte numri i personave që u deportuan sot dhe a ka probleme me azilkërkuesit edhe në Gjermani?

Haki Çako: Numri i të riatdhesuarve sot është rreth 30 vetë, por edhe me vende të BE ne jemi në kontakt dhe vazhdojmë të respektojnë detyrimet tona me të gjitha shtetet e tjera të BE dhe do të jemi korrektë për sa kohë kemi nënshkruar marrëveshjet lidhur me këtë çështje.

 

Etiketa: 30 shqiptareazil ne Becipafrancashanse zero


Ju sugjerojmë

Dosja “Partizani”/Kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës..
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës..

28 Korrik, 2025 12:16 pm
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

Situata me zjarret/MM: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

28 Korrik, 2025 12:10 pm
15 mln € për ushtrinë shqiptare nga BE/ Gonzato: Shqipëria, partnere e qëndrueshme
Aktualitet

15 mln € për ushtrinë shqiptare nga BE/ Gonzato: Shqipëria, partnere e qëndrueshme

28 Korrik, 2025 11:34 am
Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë në gusht
Aktualitet

Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë në gusht

28 Korrik, 2025 11:24 am
Plazhet e jugut magjepsin të huajt/ Fundi i korrikut me fluks pushuesish
Aktualitet

Plazhet e jugut magjepsin të huajt/ Fundi i korrikut me fluks pushuesish

28 Korrik, 2025 11:20 am
Sulmi ndaj KQZ/Gjykata e Prishtinës dënon tre të akuzuarit me 12 vite burg gjithsej
Rajoni

Sulmi ndaj KQZ/Gjykata e Prishtinës dënon tre të akuzuarit me 12 vite burg gjithsej

28 Korrik, 2025 11:05 am
Richard Grenell për Thaçin: Është e turpshme që po mbahet ende në burg
Aktualitet

Richard Grenell për Thaçin: Është e turpshme që po mbahet ende në burg

28 Korrik, 2025 10:55 am
Vau i Dejës/ Ndezi zjarr disa herë në fshatin Barbullush, arrestohet në flagrancë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr disa herë në fshatin Barbullush, arrestohet në flagrancë

28 Korrik, 2025 10:48 am
Kishte armë me vete dhe lëvizte me taksi që të mos e kontrollonin, bie në pranga
Aktualitet

Kishte armë me vete dhe lëvizte me taksi që të mos e kontrollonin, bie në pranga

28 Korrik, 2025 10:37 am
Tarifat SHBA-BE/ DW: Rreziku i një lufte tregtare u shmang
Bota

Tarifat SHBA-BE/ DW: Rreziku i një lufte tregtare u shmang

28 Korrik, 2025 10:15 am
Para
Më seksi se kaq nuk e keni parë ndonjëherë Lori Hoxhën!

Më seksi se kaq nuk e keni parë ndonjëherë Lori Hoxhën!

Agron Duka ftesë për Ilir Metën: Shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike!

Agron Duka ‘bëhet i gjallë’: E ardhmja e Partisë Agrare, dhe gabimi që bëmë në zgjedhje

Moti për sot, vazhdon rritja e temperaturave

Temperaturat e larta, ja në cilin vend Qeveria pezullon punën për tre ditët e ardhshme
















TE FUNDIT

Dosja “Partizani”/Kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës..

Dosja “Partizani”/Kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës..
28 Korrik, 2025

Gjyqtari i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe...

Lexo më shumë

Situata me zjarret/MM: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
28 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën...

Lexo më shumë

15 mln € për ushtrinë shqiptare nga BE/ Gonzato: Shqipëria, partnere e qëndrueshme

15 mln € për ushtrinë shqiptare nga BE/ Gonzato: Shqipëria, partnere e qëndrueshme
28 Korrik, 2025

Miratohet nga ana e Bashkimit Europian paketa e dytë e ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me...

Lexo më shumë

Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë në gusht

Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë në gusht
28 Korrik, 2025

Edhe Kombëtarja U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore me Italinë. Kuqezinjtë do të përballen më 12 dhe 14 gusht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com