Mjaftoi një selfie e postuar nga Kim Kardashian dy ditë më parë që interneti të shpërthente sërish. Por kësaj here jo për format e saj të trupit por për një pakujdesi e cila krijoi thashetheme të shumta. Dy viza të bardha mbi tavolinën afër të cilës Kim po bënte foton, çmendën të jithë ndjekësit e yllit të “Keeping up With the Kardashian’s”, pasi të gjithë filluan ta akuzonin si përdoruese të kokainës.
Por kësaj here Kim nuk i ka lënë zërat të shkojnë më tutje, pasi ka reaguar menjëherë me anë të një postimi tjetër, duke i mohuar kategorikisht ato çfarë u thanë. “Unë nuk luaj me thashetheme ndaj dua ta mbyll këtë të fundit, menjëherë dhe shpejt. Ai është pluhur sheqeri, i mbetur aty nga rrëmuja jonë gjatë konsumit të karameleve të blera në ‘Dylan Candy shop’”, shkroi Kim Kardashian në Tëitter. Për ta vërtetuar ajo postoi foto dhe video të vizave të sheqerit që për pak desh prodhuan skandalin e rradhës për Kardashianët.