Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Munella, në kërkim të rreqebullit, por pa shkelur kanabisin…

2017/07/08 at 12:04 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reportazh/ Munella, në kërkim të rreqebullit, por pa shkelur kanabisin…

110 kilometra nga Tirana, në zonën malore të Munellës në kufirin Pukë-Mirditë, aktivistët mjedisorë bëjnë kujdes të shmangin kultivuesit e kanabisit ndërsa monitorjnë habitatin e fundit në Shqipëri të rrëqebullit ballkanik.


Makina hidhet pupthi aty-këtu në rrugën e kalueshme vetëm me xhip, që të çon drejt malit të Munellës dhe që ha 20 kilometra të pashtruara që nga lënia e asfaltit të Rrugës së Kombit drejt kufirit Pukë-Mirditë.

Një skuadër aktivistësh mjedisorë kanë marrë rrugën nga Tirana për të vëzhguar nga afër situatën e zonës me rëndësi jetike për një nga speciet më interesante dhe të rralla të Ballkanit, rrëqebullit.

Për shkak të shfrytëzimit pa kriter të burimeve natyrore, vetëm pesë apo gjashtë individë rrëqebulli njihen në këtë zonë, të cilësuar si i vetmi habitat i nënllojit të rrëqebullit Ballkanik në Shqipëri.

Me sytë katër për makinat dhe dylbitë e kultivuesve të kanabisit në zonë, të cilët shpesh herë ndalojnë makinat e “kureshtarëve me aparat fotografikë”, Ilir Shyti, një inxhinier pyjesh i specializuar në monitorimin e rrëqebullit dhe Xhemal Xherri nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, vëzhgojnë përreth duke e shoqëruar udhëtimin me vrojtime të përsëritura.

Një lule endemike aty apo ndonjë zonë pyjesh e djegur së fundmi këtu, tërheqin vazhdimisht vëmendjen e tyre. Duke paralajmëruar për kujdes me shkrepjen e fotove në zona të hapura, ku bëjnë patrullë rojat e parcelave të mbjella me hashash.

Ndyshe nga rojet e kanabisit, patrullimi i Shytit dhe Xherrit është i ligjshëm dhe ka për qëllim mbrojtjen e natyrës.

“Prerja e pyjeve apo zjarrvënia e qëllimshme, si dhe gjuetia e paligjshme po e rrezikojnë në mënyrë kritike rrëqebullin ballkanas, për të cilin kemi prova se ekziston vetëm në këtë zonë në Shqipëri dhe se gjenden vetëm pesë-gjashtë individë,” thotë për BIRN, Xhemal Xherri, koordinator i komunikimit në PPNEA.

Inxhinieri pyjor, Shyti pohon me keqardhje rrezikimin e këtij nënlloji ballkanas të rrëqebullit euroaziatik, i cili parapëlqeu zonën e Munellës si habitat pasi përpara viteve ’90 ishte një masiv pyjor i paprekur.

Monitorimi i pyjeve nga prerja dhe abuzimi sipas Shytit është ende i dobët dhe ndarja e re administrative i ka dërguar kompetencat në bashkitë e mëdha apo institucionet qendrore, ku fshatrat nuk përbëjnë prioritet.

Shqipëria ka vendosur moratorium 10-vjeçar për prerjen e pyjeve dhe ndalim 5-vjeçar për gjuetinë; si dhe në vitin 1994 rrëqebulli është përfshirë në mbrojtjen ligjore, por mjedisorët thonë se fenomenet dëmtuese vazhdojnë të gërryejnë në heshtje shanset për të mbijetuar të grabitqarit.

“Pozicioni gjeografik i Munellës sjell gjuetarë edhe nga zonat përreth,” sqaron Shyti, duke shtuar se kohët e fundit ka hasur dy rrëqebuj të ngordhur.

Për nënllojin e rrëqebullit të Ballkanit, Munella është zona e dytë e preferuar për riprodhim pas Mavrovës në Maqedoni, ku gëzon mbrojtje dhe kontroll më të lartë.

I dhënë pas pyjeve të larta dhe larg njerëzve, rrëqebulli ushqehet kryesisht me kaproj, dhi të egra apo lepuj apo shpendë dhe ka nevojë për hapësirë të madhe pasi udhëton deri në 45 kilometra në natë.

Deri pak vite më parë, mjedisorët thonë se banorët e zonës ishin të painformuar për statusin e mbrojtur të kësaj kafshe, të cilës nuk ia dinin as emrin dhe për të cilën rrjedhimisht nuk tregonin kujdes të veçantë.

Megjithatë, ata shprehen tashmë optimistë, falë një projekti të PPNEA “Rojtarët e Mjedisit Natyror”, të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, i cili koordinatori Xhemal Xherri thotë se ka shtuar monitorimin për rrëqebullin, si nëpërmjet kamerave kurth, por edhe përmes përpjekjes së krijimit të një grupi rojtarësh të rinjsh nga zona.

“Një faktor shumë thelbësor për të shtuar ndërgjegjësimin është edhe trajnimi i të rinjve në Pukë-Mirditë për t’u kthyer në rojtarë të faunës së tyre”, tha Xherri për BIRN.

“Kemi kryer trajnime me gjimnazistët në Pukë-Mirditë dhe Jabllanicë për t’i kthyer ata në rojtarë të mjedisit, duke i njohur me biodiversitetin dhe krimet mjedisore, të cilat më pas i raportojnë tek ne dhe më pas shoqata jonë ia kalon institucioneve përkatëse”, shtoi ai.

Përkrah monitorimit nga dashamirësit e natyrës, megjithatë Xherri argumenton se është e nevojshme të sigurohet një mbrojtje e Munellës me statusin e parkut kombëtar.

“Po kryejmë konsultime me njësitë administrative për ta shpallur zonën park kombëtar, kështu zona përfiton në shumë mënyra. Së pari do të preket nga aplikimi i konventave të ndryshme të mbrojtjes së natyrës, së dyti do të vijnë më shumë fonde europiane dhe së treti do të ketë investime për zona rekreative,” u shpreh ai.

“Prania e rrëqebullit e do këtë status për të mbrojtur zonën ku ai banon”.

Inxhinieri i pyjeve, Ilir Shyti për të cilin mbrojtja e zonës është krenari e dyfishtë, për shkak se ai ka lindur në këto pyje, thotë se riprodhimi i një lloji të rrallë siç është rrëqebulli është një shtysë që të punojnë më fort për ta mbrojtur atë.

“Shpresoj të shtohen” – uron Shyti duke buzëqeshur, ndërsa paralajmëron se ky është shansi i vetëm i Shqipërisë për ta shfrytëzuar fatin që e ka rrëqebullin në gjendje të egër. /BIRN

 



Ju sugjerojmë

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Para
Ja si do jetë moti në fundjavë

Java e dytë e korrikut nën valën e të nxehtit afrikan, ja si do të jenë temperaturat

Foto/ Me qindra shqiptarë drejt Ulqinit për fundjavë, varg makinash në doganë

Foto/ Me qindra shqiptarë drejt Ulqinit për fundjavë, varg makinash në doganë

Basha ngrin postin e tij: Kompetencat deri në zgjedhje ia kaloj Palokës dhe Spahos

Basha: Rama bleu zgjedhjet me paratë e drogës. Kur ne nisëm fushatën, ata e kishin mbaruar
















TE FUNDIT

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
22 Qershor, 2025

Sinjale radio misterioze janë perceptuar në Antarktidë. Një eksperiment i kryer nga një fluturim 40 km mbi kontinentin e bardhë...

Lexo më shumë

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër republikanin Thomas Massie, pasi ky i fundit deklaroi se sulmet amerikane ndaj Iranit...

Lexo më shumë

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
22 Qershor, 2025

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Iranit të shmangë çdo veprim që mund të...

Lexo më shumë

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
22 Qershor, 2025

Festa e titullit kampion në elitën e futbollit në Alergji, është kthyer në tragjedi, ku 3 tifozë ndërruan jetë, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com