Një ditë më parë deputeti demokrat Astrit Patozi, ka takuar ish-kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e këtij të fundit.
Gjatë ditës së sotme i ftuar në ‘ABC NEWS’, Patozi ka rrëfyer se çfarë ka diskutuar me Berishën gjatë bisedës që patën të dy.
“Unë e kam takuar dje zotin Berisha, por ky nuk qe as takim i fshehtë por as zyrtar. Unë mund të them se jemi takuar si dy demokratë që janë të shqetësuar për traumën që ka përjetuar PD gjatë zgjedhje dhe për më tepër këtë që ka ndodhur pas humbjes.
Berisha e lexon më mirë nga të gjithë rezultatin traumatik të PD-së. Tani ideja qëndron nëse do të ringrihet PD-ja apo do të ndahet?
Se me veprimet e zotit Basha të çojnë te e dyta. Këtë kam diskutuar edhe me zotin Berisha. Kaq mund të them për këtë takim.
Por meqë ju doni një fjali konkrete nga takimi, ju them se jemi ndarë pa asnjë keqkuptim nga takimi”, tha Patozi.