Një sherr ka tronditur plazhin e Velipojës ditën e sotme. Një i ri 20-vjeçar ka goditur me grushte në mes të plazhit ish-të dashurën e tij 21-vjeçare. S.P., 20 vjeç, banues në Shkodër dyshohet se plazhin e Velipojës, ka përndjekur dhe ka goditur me grushte ish-të dashurën e tij S.Y., 21 vjeçe.
Njoftimi i policise
Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P, vjeç 20, banues në Shkodër pasi dyshohet se në qendër të plazhit Velipojë, ka përndjekur dhe ka goditur me grushte, ish të dashurën shtetasen S.Y, vjeç 21. Nenet 121/a e 90 të Kodit Penal.