Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne gazetarët nuk duhet të fyhemi nga Donald Trumpi. “Ilaçi” është gazetaria investiguese

2017/07/05 at 11:06 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ne gazetarët nuk duhet të fyhemi nga Donald Trumpi. “Ilaçi” është gazetaria investiguese

Nuk kam shumë simpati as për ata që indinjohen vazhdimisht nga sjellja e Trumpit. Në nxitimin për të treguar virtytet e tyre, duke u fyer prej atyre që thotë dhe bën, nuk e kuptojnë. Ai ka jetuar gjithmonë në botën e financës dhe pasurive të paluajtshme, ku të volit gjithmonë të jesh agresiv, të sulmosh para se të të sulmojnë, dhe të kesh besim tek vetja, deri në pikën që vdekatarëve të tjerë t’u sugjerohej një psikoterapi e gjatë


Nga David Randall

Gjashtë muaj nga fillimi i presidencës Trump, mendoj se tani mund të fillojmë të shohim një model që përsëritet. Presidenti i SHBA nuk është – për momentin – në luftë me Korenë e Veriut, Rusinë, Kinën, Iranin, Kubën, Venezuelën, Turqinë, Islandën, apo njerëzit e mirë të Emilia-Romagnas, por e sigurtë është që, Trump është në luftë me mediat.

Pothuajse çdo ditë nga Shtëpia e Bardhë, ose nga telefoni hiperaktiv i Trumpit, vijnë deklarata dhe postime fyese. Për një prezantuese televizive, ai tha se ka “një kuocient të ulët të inteligjencës” dhe, me një batutë edhe më të rëndë, tha se një herë e kish parë të “gjakosej nga lifting-u”.

Ka lëshuar sulme të fortë kundër Nju Jork Tajms dhe Uashington Post, dhe i ka quajtur mediat në përgjithësi, “armiq të popullit”. Dhe së fundmi, postoi një filmim të kohëve kur bënte reklamë në kampionatin e ërestling-ut, në të cilën, koka e njeriut që ishte duke rrahur, ishte zëvendësuar me logon e CNN, kanalit televiziv që ai urren më shumë nga të gjithë.

Ishte një shaka, edhe pse pak argëtuese, por gazetarët amerikanë – që sigurisht nuk mbahen për sensin e tyre të humorit – e kanë quajtur nxitje të dhunës ndaj tyre, gjë e cila mund të arrijë deri në vrasje. E gjithë kjo na sjell përsëri në mendje fjalët arrogante, që Trump kishte thënë disa vite më parë për gazetarët. “Nuk do i vrisja kurrë”, tha ai, gjë që në një farë mënyre, është një lehtësim. Por më pas, për t’u siguruar që askush të mos mendonte se ishte tip i butë, ai shtoi: “Por i urrej. Dhe disa prej tyre janë me të vërtetë gënjeshtarë dhe të neveritshëm”.

Tronditja që kjo ngjall në mesin e amerikanëve, përveç përkrahësve të tij, është e madhe. Jo vetëm për shkak se pothuajse të gjithë presidentët e shekullit të kaluar janë bërë copë për t’iu vardisur, ose të paktën për të qenë mjaftueshëm dakord me mediat, por edhe për shkak se sulmet e tij shkelin një nga parimet pashkruara të Kushtetutës së SHBA. Ky parim, deri pak kohë më parë, ishte se politikanët duhet t’i marrin mediat dhe gazetarët, për atë që ata pretendojnë se janë.

Piedestale dhe banjo publike

Ashtu si qytetarët amerikanë kanë të drejtë të mbajnë armë, gazetarët kanë fituar prej kohësh të drejtën për t’u vënë në një piedestal. Prandaj, në qoftë se ka një sektor me një ego të madhe sa Mali Rushmore, ai është sektori i mediave amerikane.

Në Evropë, gazetarët kanë një pozitë shumë të ndryshme: sa i përket statusit të tyre social, do të thosha se janë në udhëkryq, mes shërbëtorëve të tualeteve publike, dhe atyre siguruesve që ju shesin një policë sigurimi, për të cilën në fakt nuk keni nevojë.

Siç i tha një herë një mikut të tij skocez, shkrimtari i madh Ualter Scott: “Marrëdhënia juaj me çdo gazetë do të ishte turp dhe degradim. Do të preferoja që më mirë t’u shisje xhin të varfërve, se sa t’i helmoje kështu”.

Jemi të famshëm si pijetarë të mëdhenj, akuzohemi se kemi shije të keqe në veshje dhe, siç ka thënë një herë një shkrimtar skocez, “kemi aftësinë e një miu dhe një minimum aftësie letrare”: me fjalë të tjera, pak të respektueshëm, diagnozë që në përgjithësi edhe mund ta pranojmë, madje të jemi krenarë.

Prandaj, ndryshe nga sa ka bërë shumëkush, edhe pse i përkas kategorisë që po sulmon Trumpi, pohimet e tij nuk më prekin. Kam idenë që nuk ndajmë të njëjtat vlera. Ai është sipërmarrës, dhe sigurisht nuk është tipi që ka shumë simpati për gazetarët.

Nuk është as presidenti i parë i SHBA që përçmon mjetet e informimit. Grover Cleveland, i zgjedhur për herë të parë në 1884, deklaronte: “Nuk besoj se ka patur ndonjëherë një periudhë, kur gazetat kanë qenë kaq mashtruese dhe meskine, sa sot”. Herbert Hoover refuzonte të merrte pjesë në konferenca shtypi – “Nuk kam ndërmend të merrem në pyetje si hajdut pulash”, thoshte – dhe presidenti më i ngjashëm me Trumpin në përçmimin për mjetet e informimit, Richard NIxon, u thoshte asistentëve: “Shtypi është armiku”.

Thjesht Trumpi del më shpesh me këto komente dhe në mënyrë më vulgare, pa llogaritur që ka akses në atë megafonin modern, që janë rrjetet sociale. Zoti e di se si do e gjykonim sot Theodore Rooseveltin, po të kish mundur të shfrynte zemërimin e tij në mesazhe me 140 gërma.

Nuk kam shumë simpati as për ata që indinjohen vazhdimisht nga sjellja e Trumpit. Në nxitimin për të treguar virtytet e tyre, duke u fyer prej atyre që thotë dhe bën, nuk e kuptojnë. Ai ka jetuar gjithmonë në botën e financës dhe pasurive të paluajtshme, ku të volit gjithmonë të jesh agresiv, të sulmosh para se të të sulmojnë, dhe të kesh besim tek vetja, deri në pikën që vdekatarëve të tjerë t’u sugjerohej një psikoterapi e gjatë.

Sipas meje, duke qenë një i jashtëm në politikë ai ka vendosur të bëhet, në deklaratat e tij publike dhe mbi të gjitha në rrjetet sociale, një karikaturë e vetvetes: prepotent, arrogant dhe pothuaj psikopat. Privatisht mund të jetë edhe tip që ngacmon gratë por, nga të gjithë pikëvështrimet e tjera, mendoj që nuk është aq tip që s’përshtatet. Në vend që të fyhen, gazetarët do të bënin mirë të nisnin metodikisht një investigim të mirë. Në fund të fundit, në rastin e Woodwardit dhe Bernsteinit, me çështjen Watergate, funksionoi. / Në shqip nga Bota.al



Ju sugjerojmë

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

24 Gusht, 2025 11:52 am
Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike
Aktualitet

Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

24 Gusht, 2025 11:43 am
Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
Rajoni

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

24 Gusht, 2025 11:29 am
Fier/ Aksident me vdekje, dyshohet se drejtuesi pësoi arrest kardiak
Aktualitet

Fier/ Aksident me vdekje, dyshohet se drejtuesi pësoi arrest kardiak

24 Gusht, 2025 11:10 am
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Trafikonte drogë drejt vendeve të BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari shqiptar

24 Gusht, 2025 11:01 am
Albin Kurti për ndarjen nga jeta të Zhejit: Gazetar i rrallë!
Aktualitet

Albin Kurti për ndarjen nga jeta të Zhejit: Gazetar i rrallë!

24 Gusht, 2025 10:44 am
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/ Deputetët mblidhen sërish sot për konstituimin e Kuvendit

24 Gusht, 2025 10:36 am
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

24 Gusht, 2025 10:13 am
Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?
Rajoni

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

24 Gusht, 2025 10:00 am
Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin
Aktualitet

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

24 Gusht, 2025 9:39 am
Para
Android-ët përqeshin iPhone 6: Mirë se erdhe në 2012!

Android-ët përqeshin iPhone 6: Mirë se erdhe në 2012!

Ju kujtohet ‘’E shëmtuara Beti’’, sot ajo çudit gjithë botën se si është shndërruar !

Ju kujtohet ‘’E shëmtuara Beti’’, sot ajo çudit gjithë botën se si është shndërruar !

Historia e trishtë e boshnjakut: Kam jetuar 9 vite me gërshërët që harruan kirurgët në stomakun tim

Historia e trishtë e boshnjakut: Kam jetuar 9 vite me gërshërët që harruan kirurgët në stomakun tim
















TE FUNDIT

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
24 Gusht, 2025

Hekuran Murati dhe Arbëria Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje s’arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye...

Lexo më shumë

Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike
24 Gusht, 2025

Një tjetër aksident është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Fierit. Një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga...

Lexo më shumë

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
24 Gusht, 2025

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”....

Lexo më shumë

Fier/ Aksident me vdekje, dyshohet se drejtuesi pësoi arrest kardiak

Fier/ Aksident me vdekje, dyshohet se drejtuesi pësoi arrest kardiak
24 Gusht, 2025

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, ku ka humbur jetën një 63-vjeçar. Ngjarja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com