Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Relacioni shkoi, por teknikët bllokuan importin e energjisë

2017/07/04 at 5:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Relacioni shkoi, por teknikët bllokuan importin e energjisë

Ministrat teknike të Partisë Demokratike në qeverinë Rama, e justikuan bllokimin e miratimit të një vendimi për të lejuar KESH që të blejë energji, duke thënë se kërkesa nuk kishte relacion shoqërues. Po sipas ministrave teknike, që reaguan nëpërmjet zëvendës-Kryeministres Ledina Mandija, kërkesa nuk kishte marre miratimin e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë. Por disa dokumente zyrtare të siguruara nga Tv-Klan provojnë të kundërtën. Relacioni prej 5 faqesh është dorëzuar në mbledhjen e qeverisë bashkë me kërkesën e KESH për të përdorur fondin 22.4 milionë.


Koorporata sqaron në këtë relacion situatën e vështirë hidrike dhe pasi tregon anën teknike ku ndodhet kaskada, lutet që të lejohet të importojë, duke nënvizuar se vendi do të përballet me një krizë energjetike. Bashkë me relacionin, në mbledhjen e qeverisë janë paraqitur edhe dy dokumente të tjerë, të siguruar nga Tv Klan: Përgjigjia e Ministrisë së Financave dhe asaj të Drejtësisë, ku bihet dakord me kërkesën e KESH për të përdorur një pjesë nga fondi i dhënë nga Banka Botërore për rimëkëmbjen e sektorit energjetik që të kryhen importe.

Por pavarësisht dokumentacionit dhe paralajmërimit se vendi mund të ngelej në terr, ministrat teknikë të Partisë Demokratike, votuan kundër. Disa dokumente të tjerë tregojnë se edhe ish –drejtori teknik i OSHEE, Haki Mustafa, nuk importoi energji edhe pse ishte në dijeni se situata do të përkeqësohej. Kompania e shpërndarjes parashikon te kryejë një tjetër sasi importi me vlerë afro 6 milionë Euro, jashtë asaj që ishte parashikuar gjatë muajit korrik, për të cilën u shpenzuan 17 milionë Euro. Bllokada e ministrave teknikë, që nuk largohen nga qeveria edhe pse misioni i tyre për të kontrolluar zgjedhjet dhe Partia Demokratike është në opozitë, do t’i kushtojë disa milionë Euro më shumë buxhetit të shtetit. Kjo pasi energjia që do të importohet në këtë periudhë për të kompensuar rënien e prodhimit vendas si pasojë e thatësirës, do të blihet më shtrenjtë.

 



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Reagon zëdhënësja e PD për mbledhjen e Kryesisë: Janë përhapur lajme fallso

Reagon zëdhënësja e PD për mbledhjen e Kryesisë: Janë përhapur lajme fallso

Çfarë tregon fytyra për shëndetin tuaj/5 faktorët e riskut që s’duhet të injoroni kurrë

Çfarë tregon fytyra për shëndetin tuaj/5 faktorët e riskut që s'duhet të injoroni kurrë

Ja kur do të largohen ministrat teknik të Partisë Demokratike

Tjetër dorëheqje në qeveri/ Ja kush është larguar këtë herë
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com