Një adoleshent shqiptarë është në gjendje kritike për jetën pasi u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar raportojnë mediat italiane.
Ngjarja ka ndodhur dje në Stradella të Pavias në Itali dhe sipas “Corriere”, motivi i sherrit ka qenë për një vajzë.
Të rinjtë janë grindur për herë të parë të dielën në mbrëmje në një disko, ndërsa të hënën pasdite (3 korrik), ata janë takuar përsëri në një park për t’u sqaruar.
Në zënkë e sipër, 19 vjeçari italian Simone Maddaluno, e ka goditur në gjoks 17 vjeçarin shqiptar.
I riu shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhet në gjendje kritike në spital.
Gazeta shkruan se vajza u pëlqente të dy djemve dhe kjo ishte arsye e sherrit midis tyre.
Banorët lokalë të alarmuar nga britmat, dolën dhe kërkuan menjëherë ndihmë në policie.
Mjekët e spitalit “San Matteo” në Pavia kanë kryer një operacion të madh në përpjekje për të shpëtuar jetën e adoleshentit me origjinë shqiptare.