Por pikërisht atëherë kur kujtuam se çifti i rregulloi gjërat mes njëri-tjetrit, një person i panjohur ka hyrë në mes për të kërcënuar Fiorentinën me anë të një mesazhi që i ka dërguar në Instagram. Fiorentina, për të qenë transparente me të gjithë, ka vendosur të publikojë bisedën për të dhënë disa sqarime.
“Sapo ia dërgova Olsit atë që ti dhe Musa ia keni punuar pas shpine jashtë dhe brenda “Big”-ut. Mjerë ata që kanë besuar në xhelozinë tënde të shtirur! Sipas meje, brenda kësaj jave ti nuk do jesh më e dashura e Olsit. Zoti ju mëshiroftë si ty, si Musën nga reagimi i Olsit! Nuk merrem me ty se nuk ia vlen fare. Mos qaj shumë kur të të lërë Olsi. Natën e mirë o nona e shtirjes!” – ka shkruar një person i panjohur, ndërkohë që Fiorentina ia ka kthyer: “Të jesh e bindur që unë dhe Olsi nuk ndahemi kurrë vetëm se ti flet budallallëqe. Mësohuni me idenë që unë do jem gjithmonë me të. Ok, më vjen për të qeshur për disa mjeranë si puna jote që duan të bëjnë keq” – ka përfunduar ish-banorja.