I nxehti afrikan që pushtoi Shqipërinë për ditë me rradhë, duket se “është dorëzuar”. Që prej ditës së sotme u vunë re shenjat e para, pasi temperaturat u ulën me 7 gradë, duke shënuar 33 gradë celsius. Në shumë vende ka pasur reshje shiu.
Por java e parë e korrikut do të jetë me temperatura mëse normale, të cilat nuk do ta kalojnë 33 gradë celsius. Por dita e premte do të sjellë përsëri rritje, pasi termometri do të shënojë 37 gradë celsius duke rikthyer disi temperaturat e larta.