Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Deri nesër në darkë ke kohë për të më dhënë lekët” mesazhi që fundosi ish-efektivin e policisë

2017/06/29 at 6:58 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Deri nesër në darkë ke kohë për të më dhënë lekët” mesazhi që fundosi ish-efektivin e policisë

TIRANE, 25.07.2010 - Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. ATSH.Foto: Agim Dobi

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dje një dënim me 2 vjet e 6 muaj burg për një ish-efektiv të Policisë së Tiranës, të akuzuar për “gjobëvënie”.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare të dosjes në ngarkim të Emiljan Prengës, gjykuar me kohë të shkurtuar, prokurori tha se i pandehuri i ka bërë presion një personi me iniciale K. P., me qëllim marrjen prej tij të një shume prej 11 mijë eurosh.

Kjo shumë, sipas Prokurorisë, ishte e barabartë me çmimin e një sasie droge të siguruar nga i pandehuri me qëllim shitjen në Itali nga ana e K. P. Prokurori theksoi se i pandehuri ka konsumuar elementët e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë” dhe se ai ka mbajtur qëndrim mohues për veprën.

Procedimi penal ndaj ish-policit Prenga ka nisur pas kallëzimit të K. P. Ky i fundit ka pohuar se pasi është njohur me Prengën, i ka përcjellë atij kërkesën e një të njohuri në Itali, i cili donte një sasi prej 50 kg kanabis nga Shqipëria.

Sipas kallëzimit, Prenga ka siguruar 30 kg, të cilën ia ka dorëzuar një shoferi në Durrës, i cili do ta çonte në Itali. Sipas Prokurorisë, ky person ka mbajtur vetëm 20 kg. I pandehuri e ka siguruar se droga ishte me 550 euro/kg, pasi ishte cilësi e parë nga fshatra të Krujës.

Disa ditë më vonë, për shkak se droga nuk ishte dërguar në Itali dhe shoferi e kishte gënjyer disa herë, i pandehuri ka shkuar në Durrës ku e ka rrahur atë. Ai i ka marrë 20 kilogramët e drogës dhe ia ka çuar në shtëpi kallëzuesit K. P., ku ai bashkëjetonte me një vajzë.

Kjo e fundit ka marrë kallëzuesin në telefon, ku i ka thënë se Emiljan Prenga kishte çuar në shtëpi një kuti që mbante erë të keqe. Më tej, i pandehuri i ka dërguar disa SMS kallëzuesit, ku i kërkonte t’i jepte sasinë e 11 mijë eurove.

MESAZHET 

“Deri nesër në darkë ke kohë” dhe “Sot do paguhen lekët” ishin dy nga SMS-të e lexuara nga prokurori në pretencë. Sipas Prokurorisë, nga SMS-të dhe bisedat ambientale të përgjuara del qartë se i pandehuri Prenga i kërkonte kallëzuesit 11 mijë euro, duke përdorur presion psikologjik. /Panorama

Etiketa: leketmesazhipolici

Ju sugjerojmë

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
Sport

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55

8 Nëntor, 2025 11:17 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

8 Nëntor, 2025 10:35 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
Kryesore

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

8 Nëntor, 2025 9:31 am
Para
Pas fotove me Pamela Anderson, biznesmeni  shqiptar ‘çmend’ vajzat në plazhet e Spanjës

Pas fotove me Pamela Anderson, biznesmeni shqiptar ‘çmend’ vajzat në plazhet e Spanjës

Berisha përgënjeshtron Ramën, publikon investimet e bëra nga viti 2006 deri në 2013 në Berat

Berisha tregon pse nuk e ka uruar ende Ramën pas fitores së zgjedhjeve

Numërohen 208 kuti në Vlorë, Partia Socialiste kryeson me 60% të votave

Përfundon numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara në Kavajë

TE FUNDIT

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
8 Nëntor, 2025

Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
8 Nëntor, 2025

Pasuri me vlerë 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme janë sekuestruar në Sarandë. Ndaj...

Lexo më shumë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
8 Nëntor, 2025

Policia ka arrestuar 3 shtetas në Aeroportin e Rinasit, teksa po tentonin të hynin në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Policia...

Lexo më shumë

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
8 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale për vitin 2026 do të jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com