I ftuar në emisionin “Opinion” kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, është shprehur se ndaj votuesve të LSI është ushtruar terror dhe dhunë nga PS. Sipas Vasilit këto forma presioni për votë u bën sepse PS ishte në situatë të pafavorshme dhe sipas tij rritja e LSI e ka shqetësuar: “Votat e punonjësve pati presione, së dyti ishte Shëngjini një rast i bërë publik tashme, rasti i Beratit ku i kishin rrëmbyer djalin pas takimit me Ilir Metën. Një tjetër rast i rëndë ishte rasti i Kuçovës, rasti i Zharrëzës që po ashtu u bë publik, këto janë 1/50 e atyre që janë dokumentuar për zgjedhjet e 25 qershorit”, u shpreh Vasili. /opinion.al