Minifushat sportive dhe këndi i lojërave tek ish-fusha e aviacionit janë rikonstruktuar. Lajmin e bëri të ditur Bashkia e Tiranës e cila tha se u rregulluan me mbështetjen financiare në një banke private.
“Ky është këndi i 17 i lodrave, pas atij te Parku i Liqenit. Kur janë mbushur dy vjet nga administrata e re e bashkisë, kemi treguar se ku ka vullnet ka një rrugëdalje”, tha Veliaj, duke shtuar se dua t’i garantoj të gjithë qytetarët e kësaj zone që nuk do t’i kushtojmë rëndësi vetëm asaj që quhet infrastruktura e rëndë, siç kemi punuar te zona e Doganës, te rruga “Teodor Keko”, ujësjellës-kanalizime, rrugë, ndriçim, por edhe tek ajo që quhet infrastruktura e butë, që ka të bëjë me mjediset çlodhëse. Njerëzit duan të kalojnë kohë në gjelbërim, me stola, hije, argëtim dhe lojëra”.
Sipas informacionit që percjell zyra e shtypit ne Bashki, investimi përfshin ndërtimin e një këndi sportiv (fushë basketbolli), këndit të lojërave dhe këndit të forcës. Gjithashtu, është mundësuar dhe ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur (stola, hije etj). /Opinion.al