Është bërë kohë e gjatë që kur Rihanna ka pasur lidhjen e fundit romantike. Por duket se ylli i muzikës nuk është edhe aq vetëm. Ajo është fotografuar në Spanjë teksa puthej në pishinë me një mashkull të panjohur më parë.
29 vjeçarja duket se po kalon një kohë tepër të bukur në Spanjë, pasi siç mund të shihet edhe nga fotot ajo dhe partneri duken shumë pasionant me njëri tjetrin. Dy gota shampanjë, një pishinë dhe një ambient intim është e vetmja gjë që i duhet dikujt për të kaluar mirë. Por sipas “Daily Mail”, mashkulli misterioz që po puthej me Rihannën, është parë korrikun e 2016 në krahët e Naomi Cambel.