Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish ministri: Shumica e shqiptarëve nuk votoi Ramën.Duhet bashkimi i opozitës

2017/06/27 at 7:48 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish ministri: Shumica e shqiptarëve nuk votoi Ramën.Duhet bashkimi i opozitës

Përmes një statusi në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bën apel për bashkim të gjithë grupimeve politike, pavarësisht ideve. Ai thotë se në Qeveri nuk është PS dhe e majta, por një grup biznesmenësh që fshihen pas Rilindjes.

Statusi i plotë:

Rreshtimi tradicional i partive, majtas dhe djathtas ka përfunduar. Në fakt nuk ka qenë ndonjëherë e majta apo e djathta ideore apo programore. Por pas këtyre votimeve ndarja tradicionale e majte apo e djathte nuk funksionon më.

Realiteti politik dikton vetëm një ndarje qeveria (Edi Rama dhe grupi i tij i biznesit politik), nga njëra anë dhe fronti i grupimeve politike dhe jo vetëm që i qëndrojnë përballë qeverisë!

Ideologjitë tradicionale mbi të majtën e të djathtën tashmë kanë rënë përfundimisht! PS nuk është më mbartëse e të majtës, por thjesht e grupit politik e financiar që njihet me emrin Rilindje.

As partitë e tjera nuk mbartin ndonjë ideologji apo program tipik te majtë apo të djathtë. Ato janë tashmë grupe pragmatike që improvizojnë politika sipas nevojës. Në këto kushte ka vetëm një ndarje të madhe: kush është me qeverinë dhe kush është kundër saj! Këtu fillon dhe organizimi i ri politik në vend.

Pa dyshim që anti qeveritarët janë më të shumtë në numër, por për shkak të përçarjes larguan elektoratin dhe legjitimuan Rilindjen në krye të qeverisë. 160 000 votat që munguan në këto zgjedhje i dhanë Rilindjes të paktën 10 mandate më shumë, për të njëjtën sasi votash që mori në 2013! Largimi i tyre nga votimi solli pushtetin absolut të Ramës.

Prandaj është detyrë urgjentë e grupimeve anti qeveri që të ndërtojnë një FRONT TË GJERË OPOZITAR! Shqiptarët opozitarë janë më shumë se Rilindja. Kjo është i sigurtë! Partitë, shoqatat, grupime të tjera duhet të bashkohen, nëse duan të mos lejojnë vendosjen e Diktaturës.

Kjo është imperativ! PD dhe LSI më së pari duhet të jenë dy forca që krahas riorganizimit të tyre të brendshëm, të ngjizin së bashku Frontin e Opozitës. Kjo duhet bërë edhe me parti të tjera pavarsisht peshës elektorale në votimet e Rilindjes! LIBRA, PDS dhe grupime të tjera duhet të jenë në këtë front të përbashkët!

Nëse opozitarizmi ngelet i përçarë, Rilindja do ta ketë rrugën e lirë të sundojë, për të qeverisur nuk bëhet fjalë! Bashkimi bën fuqinë! Përçarja shkatërron Shqipërinë! Fronti opozitar nuk ka nevojë për përjashtime, por për të gjithë që refuzojnë Rilindjen! Të qenit majtas apo djathtas nuk ka asnjë kuptim, kur Rilindja sundon! Vendi ka nevojë për denoncim por edhe për rezistencë të fortë! Ka nevojë për veprim të fortë dhe proporcional ndaj vendimeve të rilindjes!

Hashashi pritet të rikthehet edhe më fort se më parë! Koncensionet do vijojnë të fusin njerëzit në borxh. Dhuna pritet të shtohet dhe liritë e të drejtat do të kufizohen. Aksioni opozitar do ngjisë shumë shpejt nëse ka bashkim forcash dhe reagim masiv në territor! Jo vetëm në parlament!

Prandaj duhet bashkim opozitarësh! Ky është akti i parë serioz i opozitarizmit! Sa më shpejt aq më mirë!

Etiketa: front opozitarManjanishumica e shqiptareve

Ju sugjerojmë

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
Rajoni

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

24 Gusht, 2025 5:45 pm
Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë
Sport

Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë

24 Gusht, 2025 5:40 pm
Pse milionerët dynden drejt Dubait?
Bota

Pse milionerët dynden drejt Dubait?

24 Gusht, 2025 5:16 pm
Përfshihet nga zjarri  gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita
Kronikë

Përfshihet nga zjarri gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

24 Gusht, 2025 5:11 pm
Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
Life Style

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

24 Gusht, 2025 4:48 pm
Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
Bota

Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit

24 Gusht, 2025 4:39 pm
Ukraina shkëmben 146 të burgosurë me Rusinë
Bota

Ukraina shkëmben 146 të burgosurë me Rusinë

24 Gusht, 2025 4:34 pm
Protesta në Australi në mbështetje të Palestinës
Bota

Protesta në Australi në mbështetje të Palestinës

24 Gusht, 2025 4:32 pm
Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli
Life Style

Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli

24 Gusht, 2025 4:28 pm
Interi “bllokon” Asllanin, pse shqiptari nuk po prezantohet ende te Torino?
Sport

Interi “bllokon” Asllanin, pse shqiptari nuk po prezantohet ende te Torino?

24 Gusht, 2025 4:24 pm
Para
E fundit/ Basha në zyrën e Berishës

LISTA E PLOTE/ Zyrtariziohet lëvizja “Basha ik”, firmos dhëndri i Berishës dhe anëtarë të tjerë të PD

PD thirrje komisionerëve të saj: Merrni masat për garantimin e numërimit

Çfarë do deklarojë Lulzim Basha pas pak minutash nga selia e PD

Majk për herë të parë thotë disa fjalë publikisht për djalin e tij të vogël

Majk për herë të parë thotë disa fjalë publikisht për djalin e tij të vogël

TE FUNDIT

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
24 Gusht, 2025

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”....

Lexo më shumë

Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë

Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë
24 Gusht, 2025

Burney fitoi të shtunën 2-0 kundër Sunderland në raundin e dytë të Premier League. Për vendasit sërish nuk u grumbullua sulmuesi...

Lexo më shumë

Pse milionerët dynden drejt Dubait?

Pse milionerët dynden drejt Dubait?
24 Gusht, 2025

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Përfshihet nga zjarri  gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita
24 Gusht, 2025

Një zjarr përfshiu pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Shërbimet e zjarrfikësve u njoftuan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com