Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Halim Kosova, nuk pranoi të fliste për një disfatë të PD-së në zgjedhje pa përfunduar numërimi i të gjitha votave.
“Derisa të mbarojë numërimi, nuk mund të flasim. Pas numërimit, ai që fiton do të punojë për qytetarët, ata që humbin do të mendojnë për të ardhmen. Do të flasim kur të përfundojë gjithçka. Ne do të punojmë që të ketë një numërim ekzakt”, tha Kosova.
Kandidati demokrat theksoi se procesi i numërimit ka qenë normal, edhe pse ka pasur incidente të vogla.