IPR Marketing dhe Ora News kanë publikuar pak minuta më parë exit pollin më të fundit për sa i përket zgjedhjeve të zhvilluara sot në Shqipëri. Sipas IPR Markenting në rang kombëtar Partia Socialiste fiton nga 45 deri në 49 për qind të votave. Partia Demokratike nga 30 deri në 34 për qind ndërsa LSI nga 11-14 për qind. Përsa i përket Qarkut të Tiranës Partia Socialiste fiton nga 17 deri në 19 mandate. Partia Demokratike 11-13 mandate, LSI 2-4 mandate. Vihet re në këtë exit poll që partia Ben Blushit nuk merr asnjë mandat në Tiranë po ashtu edhe Sfida e Gjergj Bojaxhi.