Erion Veliaj shkoi sot për te votuar në njësinë nr.2 shkolla “Fan Noli” i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa.
Ata janë martuar në një dasmë madhështore në kalanë e Gjirokastrës dy vite me parë, por me sa duket ende jo ligjërisht.
Në gjendje civile Ajola rezulton ende e regjistruar me prindërit. Dhe kjo u vërtetua sot. Çifti i parë i Tiranës u paraqit në qendrën e votimit tek Fan Noli, por votën në kuti e hodhi vetëm kryebashkiaku. Bashkëshortja e tij nuk votoi dhe kjo u pa qarte nga dhjetëra kamera qe shoqëruan. Më vonë i zënë ne siklet nga lajmet ne portale, Veliaj ka reaguar për JOQ duke thëne se Ajola votoi me votën tek Libri Universitar sepse është ende me prindërit. /Opinion.al