Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka hedhur votën në kuti në kopshtin nr 31, zona e Bllokut në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Monika dhe vajza e madhe Bora.
Në mesazhin e tij Ilir Meta tha se shqiptarët duhet të ndëshkojnë me votë të gjithë ata që u ofrojnë para në këmbim të votës.
Deklarata e Metës
Uroj Bajramin besimtarëve myslimanë shqiptarë, veçanërisht atyre që agjëruan. Mesazhi im sot nuk është se për kë duhet të votojnë shqiptarët, por dua të them se kë nuk duhet të votojnë.
Shqiptarët duhet të dinë se liria dhe dinjiteti nuk kanë çmim. E ardhmja e fëmijëve është e shenjtë.
Shqiptarët duhet të ndëshkojmë sekserët që u ofrohen për të blerë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Liria dhe dinjiteti nuk ka çmim. /Opinion.al