Rreth 4 mijë persona, kryesisht emigrantë nga Greqia kthehen për të votuar. Nga të dhënat e para thuhet se përmes pikës së kalimit të Kapshticës kanë hyrë 3 mijë persona. Po kështu në Kakavijë mësohet se kanë hyrë rreth 1 mijë emigrantë. Mediat vendase thonë se ato janë kryesisht minoritarë të Himarës.