Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një polic ka vrarë veten me armën e shërbimit në një prej qendrave të votimit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë të qytetit në ambjentet e jashtme të qendrës së votimit.
Identiteti i policit ende nuk është bërë i ditur, por thuhet se ai ka qenë i dehur në momentin kur ishte në shërbim.