Një aksident në kuzhinë i ka marrë jetën yllit francez të rrjeteve sociale, Rebecca Burger. Blogerja e njohur humbi jetën pasi i shpërtheu pajisja për shpërndarjen e shllakut.
“BBC” shkruan se vdekja e 33vjeçares, Rebecca Burger, u raportua në Facebook nga familja e saj, e cila e quajti “aksident në shtëpi”. Një paralajmërim është postuar edhe në llogarinë e saj në Instagram, ku thuhej se pajisja “kishte shpërthyer dhe e kishte goditur në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen”.
Media franceze raportoi se e reja kishte pësuar një sulm në zemër pas incidentit.