Pas publikimit të listës në “Opinion” ku u paraqitën disa premtime të cilat stafi i gazetarëve të këtij emisioni i klasifikoi si dështime të Ramës, pra rreth 17 pika, kryeministri ka dhënë një përgjigje të pa zakontë.
Gazetari Blendi Fevziu i lexoi të gjitha këto pika dhe kërkoi një koment nga kryeministri për secilën nga pikat, Rama nuk është përgjigjur, por ai ka thënë me ironi që është i dështuar duke ngritur edhe duart lartë.
“Jam i dështuar” u shpreh Rama pasi Fevziu listoi një sërë premtimesh të pa mbajtura. /Opinion.al