Monika Kryemadhi ka reaguar në facebook ndaj akuzave të Saimir Tahirit ndaj Ilir Metës. Deklarata e Tahirit ishte tejet e ashpër duke i thënë Metës se “nuk ka ndalur së sulmuari prej vitesh, madje i ka vënë edhe përgjues në zyrë”. Por bashkëshortja e Metës duket se i merr me sportivitet këto akuza dhe vendos të ironizojë Tahirin duke e përshëndetur me këngën: “Mos pi mall bëj palestër”.