Shumë qytetarë nuk kanë mundësi të sigurojnë as bukën dhe ushqimet. Në dyqane vazhdojnë listat famëkeqe të borxheve edhe në 2017-ën. Lulzim Basha që ka udhëtuar nëpër Shqipëri këto ditë fushate ka fotografuar disa prej tyre dhe i ka publikuar në rrjete sociale. Ai thotë se Shqipëria ka nevojë për ekonomi të fortë dhe jo për fasada ndaj kërkon edhe votën më 25 qershor.
Statusi në facebook i Lulzim Bashës
Papunësia, pensionet e ulëta, çmimet e rritura kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve. Më të varfrit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme. Në Maliq, në Kamëz, në Delvinë, në Rubik, në Tiranë, në Elbasan e kudo nëpër Shqipëri kam parë listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare. Vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë të ardhurat, do të rrisë punësimin, do të zvogëlojë varfërinë. Këtë do të arrij me planin tim ekonomik, i cili do të sigurojë një të ardhme të sigurt për të gjithë. #EkonomieForte #Voto6
/Opinion.al