Dashi
Mbështetja që keni nga shumë yje sot duhet të jetë një stimul i mirë për të gjithë që i përkisni kësaj shenje, ndonëse jo gjithçka duhet ta prisni nga qielli. Sa skeptikë ndaj partnerit tuaj!
Demi
Edhe pse jeni të predispozuar që të arrini një objektiv që prej kohe i kini vënë vetes, sot yjet , më konkretisht Afërdita, do t’ju orientojë në një drejtim tjetër, në atë të dashurisë.
Binjakët
Është një periudhë shumë e mirë që po kaloni në aspektin e punës, e cila duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi edhe mbështetja e yjeve, sidomos e Merkurit do të jetë e tillë.
Gaforrja
Kujdes, përsëri ka njerëz që e kanë me ju e më saktë me raportet tuaja në planin sentimental. Ndoshta dikujt pa dashje i keni shkelur në kallo. Një lajm i ri do t’ju gëzojë.
Luani
Do të jeni të asistuar nga Marsi, Jupiteri dhe Afërdita, prandaj nuk duhet ta frenoni veten për iniciativa në të gjitha fushat e jetës. Humori alternativ për shkak të Hënës ”kapriçioze”.
Virgjëresha
Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planetëve që ju bëjnë edhe kontradiktore me të tjerët, enë raste të caktuara edhe me veten tuaj. Më shumë duhet të bëni për raportet me partnerin.
Peshorja
Janë një mori planetësh në shenjën tuaj që ju favorizojnë, duke kundërshtuar kësisoj edhe ndikimin negativ të Saturnit. A nuk keni përshtypjen se jeta juaj sentimentale është vakët.
Akrepi
Mos e merrni me frikë nëse dikush iu propozon një punë të re, pasi keni shumë dashamirës që do t’ju ndihmojnë që gjithçka t’ju duket më e lehtë. Erosi mjaft pozitiv.
Shigjetari
Merkuri në shenjë ju ndihmon shumë dhe do ”të çajë” rrugën në mënyrë që ta keni më të lehtë, por kujdes, sepse hëna mund t’ju fusë shkopinj në rrota. Njohje të reja në horizont.
Bricjapi
Është Merkuri që sot favorizon në mënyrë të veçantë sektorin e punës dhe të financave. Një investim i dikurshëm duket se po fillon tani të japë rezultatet e para pozitive.
Ujori
Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.
Peshqit
Duhet të bëni kujdes sepse sot jo vetëm që nuk do të keni mbështetjen e yjeve, por janë edhe ata që ju rrethojnë që do t’ju nxjerrin jo pak pengesa. E përmirësuar fusha sentimentale.