Ka mjaftuar një postim nga ana e këngëtares Miley Cyrus për të nisur një debat. Këngëtarja dhe stilisti i njohur Stefano Gabbana, janë përplasur pasi Miley në një postim të sajin u shpreh se nuk ishte aspak dakort me politikat e shtëpisë së modës. Ajo postoi një foto të vëllait të saj, ku ky i fundit po sfidonte për D&G. Duke uruar vëllain e saj, ajo në fund shprehu edhe pakënaqësitë për D&G. Por kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak stilistit të mirënjohur i cili i zemëruar i është kundërpërgjigjur:
“Ne bëjmë veshje dhe nëse ti mendon të bësh politikë me një postim je thjesht një injorante”.
Kjo përplasje mes tyre është komentuar pafund nga të gjithë komentuesit që janë ndarë në kampe, midis këngëtares dhe stilistit.
Vëllai i këngëtares është zgjedhur për të sfiduar në pasarelën e Milanos dhe Miley është ndjerë krenare për këtë fakt, duke postuar foton e tij: “Nuk ka qenë kurrë një ëndërr e vëllait tim të jetë model. Ai është një nga muzikantët më të talentuar që kam dëgjuar, por është një karakteristikë e familjes Cyrus, të provojnë gjithçka, të paktën një herë në jetë, dhe të përqafojnë mundësitë që të inkurajojnë të bësh një hap jashtë zonës tënde.