Para disa minutash kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij fotografinë e një personi afrikan i cili mban në duar 3 trëndafila të kuq. Njëri prej komentuesve i ka shprehur Ramës indinjatën e tij duke i thënë se po ja bëjnë jetën si ngjyra e personit në foto. Por duket se komenti racist i personit e ka “acaruar” kryeministrin dhe menjëherë ka kthyer përgjigje.
Komentuesi: “o rame fiks si ngjyra ktij po na e boni jeten ju politikanet .”
Rama: “Ti s’ke pune me ngjyren e tij e te askujt, dhe nuk e di cfare do nga jeta ti kur e ke mendjen celular e futboll”