Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal në radhët e burgjeve, policia nis hetimin për 3 persona

2017/06/18 at 1:34 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal në radhët e burgjeve, policia nis hetimin për 3 persona

Ish drejtori i Burgjeve mësohet se ka lëshuar një urdhër për punësimin e 20 personave në IEVP, Shkodër. Sipas policisë, dyshohet se ky urdhër është fiktiv dhe është bërë në bashkëpunim me zyrëtarë të tjerë të lartë. Në shkresën e falsifikuar është vendosur vula e institucionit.  Si pasojë 3 persona janë vënë nën hetim për këtë skandal. Sipas policisë dyshohet se ky urdhër është lëshuar me qellim përfitim elektoral. Në hetim janë vënë M. K., 41 vjeç, M. Z., 30 vjeç, A. S., 35 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Në datën 17.06.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë në ngarkim te shtetasve:

– M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.

– M. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë

– A. S., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Hetimet filluan pasi D.V.P. Tiranë është vënë në dijeni nëpërmjet sallës operative dhe zyrtarisht me shkresën nr.5402 nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje nxjerrjen, publikimin dhe përdorimin për fushatë elektorale të një dokumenti zyrtar, një urdhër “Për shpalljen e fitueseve për stafin Civil ne I.E.V.P Shkodër”, i nënshkruar nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve M. K., dhe i vulosur me vulën e institucionit shtetëror të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke pretenduar se janë shpallur fitues të një liste me 20 persona për tu punësuar pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër.

Ky urdhër pritej të vihej në funksionim në periudhën në vijim. Urdhri dyshohet se është fiktiv dhe është nxjerrë nga funksionare të lartë në bashkëpunim në kundërshtim me ligjin gjatë kohës në detyrë dhe është përdorur në fushatë elektorale në qarkun e Shkodrës, në datën 15.06.2017 duke ju premtuar zgjedhësve vende pune në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Gjatë edicioneve të lajmeve në një TV lokal ne Shkodër nga përfaqësuesi i një subjekti politik pjesëmarrës në zgjedhje, është shfaqur dokumenti i siperpermendur.

Dyshohet se haptazi janë konsumuar elementet e veprës penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje duke premtuar për vend pune ose favorizime të tjera në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin, vepër penale e parashikuar nga neni 238 i KP .

Nga verifikimet e kryera nga ana e Specialistëve të këtij Seksioni ka rezultuar se procesi i rekrutimit të personelit për I.E.V.P Shkodër është ende në fazat fillestare të tij dhe aktualisht nuk vijon si proces. Nga hetimet e kryera dyshohet se personat e sipërpërmendur duke përdorur vulën e institucionit kanë falsifikuar këtë shkresë, duke premtuar vende pune gjatë fushatës zgjedhore me qëllim përfitime elektorale.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328-25 i Kodit Penal

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Rekordi i Bashës, rreth 15 km ecje në këmbë, qindra takime me qytetarët në Tiranë

Rekordi i Bashës, rreth 15 km ecje në këmbë, qindra takime me qytetarët në Tiranë

Beyonce sjell në jetë binjakët e saj

Beyonce sjell në jetë binjakët e saj

Bilanc i frikshëm në Jemen, mbi 1000 persona kanë humbur jetën nga kolera

Bilanc i frikshëm në Jemen, mbi 1000 persona kanë humbur jetën nga kolera

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com