Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka takuar sot 4 gazetarë, Aleksandra Bogdani dhe Besar Likmeta të BIRN dhe Elton Qyno dhe Adriatik Doçi të Shqiptarja.com. Foton e ka publikuar vetë ambasada në faqen zyrtare në facebook me diçiturën: “Beteja juaj është beteja jonë”.
Kush është beteja e këtyre gazetarëve? Ata janë në gjyq me gjyqtarin e Apelit dhe anëtarin e KLD Gjin Gjoni. Ky i fundit i ka paditur gazetarët për shipfje.
Sot shohim se në këtë proces, ambasada amerikane bëhet palë me gazetarët kundër gjyqtarit. /Opinion.al