Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, në ‘News 24″ është shprehur se mund të këtë një koalicion të mundshëm PD-PS, pasi po dalin shumë shenja.
I pyetur lidhur me reagim e ashpër që ka pasur sot kreu i Grupi Parlamentarë në PS, Gramoz Ruçi, kundrejt Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, i cili e ka “kërcënuar’ me shkarkim, është shprehur se kjo vjen si pasojë e një pakti të mundshëm bashkëpunimi PD-PS.
Rakipi: Lubonja për rrahjen e një djali në Fier, Ruçi i ka thëne Metës që do të jesh Presidenti i parë që të shkarkohesh?
Lubonja: Një gjë është e qartë sepse të gjithë po bëjnë opozitë kudër vetes së tyre.
Mjafton kjo për të kuptuar krizën që janë atë.
Kam një mendim tjetër me atë që tha Zheji se secili po ecën në korsinë e tij për të ndarë pastaj plaçkën e përbashkët.
Në botë ndodh që ka koalicione që deklarohen në bazë programesh.
Këta nuk iu thonë shqiptareve që me kë do të bëjnë koalicion.
Unë dua ta di këtë.
A është vërtet kështu apo ka një koalicion të fshehtë që është PS-PD?
Për sa i përket akuzave të Ruçit mund të themi që kemi një marrëveshje.
Ruçi kërcënon se ka pas këtë marrëveshje, sepse po dalin shumë shenja.