Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur në Kolegj Zgjedhor vendimin e marrë nga KQZ për numëruesin e tretë. Kujtojmë se dje KQZ e hodhi me short dhe më pas miratoi që LSI dhe PDIU të ndajnë bashkë numëruesin e tretë. Që do të thotë: Në tavolinat me numër çift numëruesi do jetë i LSI-së dhe në ato me numër tek PDIU-së.
Çështja në Kolegjin Zgjedhor në Gjykatën e Apelit do të shqyrtohet nga trupa e gjyqtarëve: Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomorr Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja. Relator i çështjes është Gjin Gjoni.
Seanca për këtë çështje do të zhvillohet vetëm 5 ditë përpara datës së zgjedhjeve, mesditën e 20 qershorit. Në sallë ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit ligjor të LSI dhe PDIU si palë e interesuara në proces. /Opinion.al