Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Kush do ta formojë qeverinë e Kosovë? Koalicionet e mundshme

2017/06/15 at 1:00 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
DW: Kush do ta formojë qeverinë e Kosovë? Koalicionet e mundshme

Ambasadorët në Kosovë u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë kosovarë për krijimin e shpejtë të institucioneve. Por marrëveshja për koalicione do të jetë e vështirë.


Shpallja e rezultateve preliminare të zgjedhjeve tregoi se asnjë koalicion apo subjekt politik nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta bërë vetë qeverinë. Ndonëse akoma nuk është thënë fjala e fundit e KQZ, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) ka fituar rreth 34% të votave, apo 39 deputetë. Lëvizja Vetëvendosje me 27% të votave do të ketë 31 deputetë, ndërsa koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa), me 26% te votave do të ketë 30 deputetë. Pakicat do të ketë 20 vende të garantuara – sa parashikohet me “diskriminimin pozitiv” në Kushtetutën e Kosovës. Në një situatë të këtillë, koalicionet për krijimin e shumicës parlamentare janë të pashmangshme, sepse për votimin e qeverisë nevojiten 61 vota nga 120 deputetë, sa ka Kuvendi i Kosovës.

Kërkohet krijimi i shpejtë i institucioneve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se “votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre, ndërsa procesi i formimit të qeverisë së re duhet të fillojë sa më shpejtë dhe me mirëbesim”. “Kjo ndihmon që udhëheqësit e sapo zgjedhur të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Kosova”, citon gazeta Koha Ditore, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj beson se qeveria e re do të formohet shpejt pas certifikimit të rezultateve. Ai është i vetëdijshëm që nuk i ka numrat e mjaftueshëm për qeveri, por shpreson një koalicion me LDK, me shpjegimin se me këtë parti ka pasur “një traditë të mirë bashkëpunimi”.

Koalicioni PAN-LDK

“Jemi në pritje të rezultatit final, por afërsisht dihet numri i deputetëve të koalicionit tonë. Kushtetuta jonë parasheh edhe përfshirjen e komuniteteve në qeveri. Por do të diskutojmë dhe konsultojmë edhe subjekte të tjera politike shqiptare për ndërtimin e qeverisë. Jemi në përgatitje për marrëveshjeve potenciale me partnerët. Unë kam një traditë pune me LDK-në nga e kaluara, por do të shohim sesi do të rrjedhin gjërat”, shprehet Ramush Haradinaj. Mirëpo LDK është shprehu e prerë kundër koalicionit me PDK-AAK-Nisma dhe Ramush Haradinajn.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, thotë se LDK në asnjë mënyrë nuk do të pranojë koalicion më PAN-in. “Në asnjë mënyrë dhe më asnjë kusht të vetëm nuk do të pranojmë koalicion më PAN. Na po presim t’i shohim rezultatet përfundimtare dhe certifikimin e zgjedhjeve dhe më pas të ulemi bashkërisht dhe të vlerësojmë çka është e drejtë te bëjmë. Nëse ne mbesim partia e tretë, ne nuk jemi në pozicion më zgjedhë. Do të shikojmë se cili është varianti më e mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, është shprehur Agim Veliu.

Vetëvendosja e sheh veten fituese

I nominuari i lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti pohon se kjo lëvizje ka dyfishuar votat dhe ka të drejtë të krijojë qeverinë. Ai i bëri thirrje LDK-së për koalicion. Vetëvendosje dhe LAA së bashku do të kishin 61 deputetë. Por sipas Kushtetutësk, mandati i parë i takon subjektit që ka fituar më së shumti vota – pra PAN.

“Ne i bëjmë ftesë të gjithë koalicionit LDK-AKR-Alternativa që në Kosovë të hapim një kapitull të ri, në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, thotë Kurti. Ai shprehet se “nuk mund ta lejojnë krijimin e një tjetër nga PDK” dhe shpreson se “pas dështimit të PAN për krijimin e qeverisë, radhë do ta ketë Vetëvendosje”.

“Nuk mund të kemi pushtet të ri me eksponentë të vjetër. Parandalimi i një qeverie me njerëz të regjimit të vjetër i hapë rrugën krijimit të një qeverie të re, ku VV-ja do të jetë bartëse dhe prijëse e këtij procesi”, është shprehur për mediet lokale Albin Kurti.
Zyrtarë nga LDK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen.

Kriza politike

Analistët politikë parashikojnë krizë politike në përpjekjet për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Analisti politik i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se do të ketë vonesa dhe turbulenca në raport me formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Ende mbetet e panjohur krejt gjendja, përderisa t’i shohim edhe rezultatet finale. Por ajo që dihet është se partitë e koalicionit PAN dhe LAA, kanë humbur shumë në këto zgjedhje. Na ana tjetër ka një rritje enorme të Vetëvendosjes, që vjen si rezultat i pakënaqësisë shumëvjeçare në raport me politikat e PDK-së dhe LDK-së. Rezultati është i pakënaqshëm për blloqet PAN dhe LDK dhe kjo vështirëson formimin e qeverisë”, analizon Naim Rashiti.

Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës e specifikon qartë se, pas certifikimit të rezultateve, Presidenti i Republikës së Kosovës në konsultim me partinë politike, me subjektin, apo me koalicionin që është fitues i zgjedhjeve, e dekreton mandatarin që i ka fituar zgjedhjet për krijimin e qeverisë.
Mandatari në afat prej 15 ditësh është i obliguar që të shkojë në Kuvend me listën e Qeverisë dhe të votohet. Nëse nuk i fiton votat e nevojshme prej 61 deputetësh, atëherë konsiderohet që qeveria nuk është zgjedhur nga mandatari i parë. Presidenti më pas në afat prej 10 ditësh e cakton mandatarin tjetër sipas të njëjtës procedurë.

Nëse as mandatari i dytë nga partia fituese e zgjedhjeve nuk mund të sigurojë 61 vota të deputetëve për ta bërë qeverinë, atëherë, është në “diskrecionin” apo vullnetin e Presidentit, nëse do t’ia jap mandatin partive të dyta dhe të treta (në bazë të përqindjeve në zgjedhje) që i sigurojnë 61 vota për ta bërë qeverinë, apo të shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. Kështu thuhet në një interpretim të Gjykatës Kushtetuese, nga viti 2014. /DW

Etiketa: koaliconekosovezgjedhje


Ju sugjerojmë

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia
Kryesore

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia

23 Maj, 2025 5:28 pm
Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm
Bota

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

23 Maj, 2025 5:16 pm
Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh
Sport

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

23 Maj, 2025 5:08 pm
Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE
Rajoni

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

23 Maj, 2025 4:43 pm
“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor
Aktualitet

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor

23 Maj, 2025 4:34 pm
Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

23 Maj, 2025 4:17 pm
Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet
Aktualitet

Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet

23 Maj, 2025 4:11 pm
Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj
Bota

Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj

23 Maj, 2025 4:03 pm
GJKKO dënon 2 persona për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri
Aktualitet

GJKKO dënon 2 persona për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri

23 Maj, 2025 3:58 pm
“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar
Aktualitet

“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar

23 Maj, 2025 3:40 pm
Para
Gjin Gjoni nxeh gjakrat ne konferencen per drejtesine

Padit KQZ për numëruesin e 3-të. Kush janë gjyqtarët që do vendosin për LSI?

Video/ Lulzim Basha pritet si hero në Rinas: Jep mesazhin e Trump për Shqipërinë

Video/ Lulzim Basha pritet si hero në Rinas: Jep mesazhin e Trump për Shqipërinë

Teresa May viziton kullën e “ferrit”, do të hetojmë tragjedinë në detaje

Teresa May viziton kullën e “ferrit”, do të hetojmë tragjedinë në detaje
















TE FUNDIT

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia
23 Maj, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, teksa ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare...

Lexo më shumë

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm
23 Maj, 2025

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve...

Lexo më shumë

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh
23 Maj, 2025

Igli Tare do të jetë drejtor i ri sportiv te klubi i Milanit. Njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi mungon ende,...

Lexo më shumë

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE
23 Maj, 2025

Bashkimi Evropian mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ajo i përket familjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com