Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Statistikat/Ballkani perëndimor, më i varfër se 30 vite më parë

2017/06/15 at 11:41 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Statistikat/Ballkani perëndimor, më i varfër se 30 vite më parë

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë më të varfër se përpara 30 viteve, kjo është arsyeja pse iu nevojitet të paktën 25 vite që të arrijnë BE-në, prandaj kjo është arsyeja pse Gjermania ka paraqitur një plan “Procesi i Berlinit plus”, tha Drejtori i Projektit për vendet e Ballkanit në Institutin Europian CIFE në Nice, njëkohësisht edhe anëtar në grupin Këshillimor për politikën e Ballkanit, Tobias Flessenkemper për Radio Europa e Lirë.

Ai shtoi se akoma është vetëm nën nivelin e idesë.

Nuk kemi dëgjuar asgjë të veçantë në lidhje me fondet, nuk ka akoma një mekanizëm ligjor. Akoma çdo gjë mbetet në nivel ideje, shpjegoi ai.

Gjithsesi, ne e dimë se cilat janë nevojat e rajonit dhe plotësimi i tyre nuk varet nga paratë. Një nga pengesat e zhvillimit të tij është deficiti i lartë tregtar me Be-në. Që nga 2006, është thelluar në 98 miliardë euro. kjo do të thotë se një marrëdhënie e tillë është vendosur në mënyrë që vendet europiane të mund të eksportojnë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ekonomitë e rajonit nuk janë të kualifikuara që të bëjnë asnjë eksport me peshë në tregjet e BE-së, thotë ai.

Ai shtoi se mundësi për të ndërtuar dhe zhvilluar infrastrukturën është shuar.

Rrugët hekurudhore dhe automobilistike janë shumë larg standardeve europiane. Nuk e dimë nëse BE-ja, së bashku me aktorë të tjerë, do të angazhohet së shpejti. Ka plane, por paratë e nevojshme vijnë ngadalë, thotë  Flessenkemper.

Sipas tij, përveç infrastrukturës, arsimimi është themelor.

Sikurse e dini, cilësia e arsimimit ka rënë në 40 vitet e fundit, pavarësisht numrit në rritje të shkollave dhe universiteteve private. Struktura dhe cilësia nuk janë të përshtatura me nevojat e ekonomisë. Pjesa më e madhe e njerëzve janë në kërkim të një pune në sektorin publik apo po përpiqen që të shkojnë jashtë,- thotë ai.

Ai gjithashtu paralajmëron se, elita qeverisëse në Ballkan mund të keqpërdorë fondet në mënyrë të përforcojnë pozitat e tyre.

Kjo është arsyeja pse Ministri i Jashtëm i Gjermanisë këmbëngul që paratë duhet të shkojnë direkt tek qytetarët dhe te shoqëria civile.

Megjithatë, ka arsye të mendohet se kjo iniciativë do të zbatohet, sipas Flessenkemper, i cili kujton përvojnë me  Paktin e Stabilitetit, që nisi rreth 20 vjet më parë në një mënyrë të ngjashme për të siguruar fonde, por që nuk dha shumë rezultate për shkak të burokracisë dhe ngadalësisë.

Një tjetër problem sipas asaj çka thotë Flessenkemper, është se mekanizmi i ndihmës para anëtarësimit duhet të analizohet në ciklin e ardhshëm të 2020.

Kërkon kohë që të vendoset mekanizmi i ri. Europianët nuk janë të njohur për shpejtësi në realizimin e të tilla iniciativave.

Në një tjetër deklaratë, merret në konsideratë fakti se “procesi i Berlinit plus”  mund të përdoret si një mënyrë për të zëvendësuar anëtarësinë e plotë në BE, duke pasur parasysh lodhjen nga zgjerimi të kontinentit të vjetër.

Sipas tij, vendet e rajonit janë të integruar me strukturën europiane.

Të gjithë vendet kanë marrëveshje tregtare me BE-në. Gjithashtu, ato janë të përfshirë në trafikun ajror. Integrimi në nivel politik mungon, kryesisht, dilema është nëse dhe kur sistemi politik i secilit vend në rajon do të jetë mjaftueshëm e besueshme për të përmbushur premtimet dhe i kualifikuar për anëtarësinë e BE-së. Dhe kanë treguar se niveli i demokracisë nuk është

Ai thotë se BE-ja po përpiqet që të reduktojë prapambetjen ekonomike të Ballkanit, por gjithashtu  se anëtarësia nuk do të thotë se vendi arriti nivelin e Bashkimit Europian.

“Pra, dilema  kryesore nuk është nëse rajoni i Ballkanit do të bëhet zyrtarisht anëtar i BE-së, por nëse do të arrijë në nivelet ekonomike europiane. Prandaj, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë tha se tani duhet të investojmë në sektorë strategjikë, në mënyrë që rajoni të mund të zvogëlojë hendekun. Gjithashtu, anëtarësimi nuk do të thotë automatikisht se keni arritur mesataren europiane. Disa vende kanë pasur sukses, ndërsa të tjerë, si Kroacia, nuk kanë “, përfundoi ai./Monitor

Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Para
“Balena Blu”. Vërtetë?

“Balena Blu”. Vërtetë?

Arrestohet një ditë pas dënimit burri i gjyqtares Andrea

Arrestohet një ditë pas dënimit burri i gjyqtares Andrea

Familja Mbretërore e Britanisë donacion për të lënduarit e tragjedisë në Londër

Familja Mbretërore e Britanisë donacion për të lënduarit e tragjedisë në Londër

TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com