Në zonën e njohur si Verese ne Itali, një 62 vjeçar shqiptar i identifikuar si Muhamad Vrapi, ka vrarë gruan e tij, Diana Vrapi Koni, 52 vjeçe, duke e goditur me një thikë kuzhine.
Edhe pse gruaja ishte dërguar në spital, nuk ka mundur që tu mbijetonte plagëve të marra.
Mjeku ligjorë më tej bën të ditur se ajo ishte goditur 15 herë me thikë, dhe kishte humbur shume gjak.
Ndërsa nga ana tjetër autori i ngjarjes ka pranuar krimin dhe është arrestuar.
Mediat italiane zbardhin dëshminë e fqinjës, një grua e cila ka dëgjuar ulërimat dhe i ka rënë ziles së derës.
“Degjova zhurma dhe i rashe ziles, deren ma hapi duart i kishte të gjakosura. E pashë të shtrirë në tokë, të therur e të mbuluar nga gjaku teksa kërkonte ndihmë. Ndërsa ai qëndronte në këmbë”- tha fqinja, duke shtuar se dyshon se ajo donte te largohej nga shtepia dhe kjo mund te ishte arsyeja e tragjedise.
Të tjere fqinj e njohim per nje grua dhe nënë shumë e mirë. “E njihja nga afër, mund të them se ishte një person i qetë”,- tha nje tjeter.
Kurse te tjere flasin se njiheshin si nje cift jo problematik.