Në një postim të tijin në “Facebook”, Andi Lila ka shprehur keqardhjen për largimin e trajnerit Giani De Biasi nga skuadra e Shqipërisë. Ai është shprehur shumë i mërzitur nga ky largim duke theksuar se nuk i pëlqejnë ndarjet. Lila gjithashtu ka falënderuar De Biasin për të gjithë kontributin që ai ka dhënë për kombëtaren duke u shprehur se nuk ka turp ta pranojë që i vjen për të qarë nga ky largim.
Statusi i Lilës:
Mister,sapo e lexova sms,dhe nuk me vjen turp te them qe me vjen per te qar,nuk me kan pelqyer asnjeher ndarjet !
Te falenderoj shume per gjithcka qe ke ber per mua,me ke ndihmuar te rritem si njeri dhe si lojtar !
Realizuat enderren me te madhe te femijrise time,te luaja ne Europian dhe te nderoja vendin tim.
Do jesh gjithmone ne zemren time,
Me shum dashuri Andi Lila! ?