Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajza nga Gjirokastra tregon për “Balenën Blu: Nëse nuk vazhdoje lojën ata do të egzekutonin, ta dërgonin me foto

2017/06/13 at 11:20 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vajza nga Gjirokastra tregon për “Balenën Blu: Nëse nuk vazhdoje lojën ata do të egzekutonin, ta dërgonin me foto

“Dëgjova lajmet dhe nga kureshtja hyra në internet dhe kërkova dhe gjeta lojën”.Me këto fjalë e nis rrëfimin 12-vjecarja Anika Ç, e cila eshte e para vajze ne Shqiperi, qe sic eshte mesuar, luante online lojen e frikshme “Balena Blu” me krijues ne Risi.


Vajza shprehet per Report Tv se nuk po tërhiqej nga frika se loja i thoshte se do i vinin disa njerëz dhe do e ekzekutonin në vend. Vajza thotë se ishin shokët e klasës që e shpëtuan nga tmerri i lojes ‘Balena Blu’. 

“Ishte mistike, më mbante pas vetes, por ama e lashë dhe bëra mirë. Nuk i kthehem më, askush mos ta luajë, është e rrezikshme. Qëndrojini larg!”.

Kur keni kontaktuar me administratorin e Balenës Blu?

Kam kontaktuar me të, po ajo tashmë është hesap i mbyllur dhe unë nuk kam ndërmend dhe dëshirë të vazhdoja më këtë lojë të rrezikshme

Kur ka qenë kontakti juaj i parë me të?

Ka qenë para më tepër se një muaji dhe shkas u bë lajmet që ndiqja përmes internetit për Balenën Blu dhe instruksionet që jepeshin për ta shkarkuar përmes Play Store. Nisur nga kjo kureshtje, e kam zbritur në smartphone lojën në fjalë dhe kam filluar kontaktet me të. Pra ka qenë thjesht një kureshtje më shumë sesa dëshirë për tu bërë pjesë e saj.

Komunikimi ka qenë në anglisht?

Po në anglisht.

Juve e njihni shumë mirë anglishten që komunikonit?

Jo dhe aq mirë, por përdorja google translate dhe gjithçka ishte ok.

Pyetjet që ju drejtoheshin kryesisht ato fillestaret dhe në vazhdim, të cfarë natyre kanë qenë?

Kanë qenë të natyrës së frikshme psh ishte një përmbushje e detyrueshme që kishte të bënte me pikturimin me brisk apo me ndonjë mjet të mprehtë të balenës në parakrah. Kjo ka qenë e detyrueshme dhe nëse nuk e realizoje dhe ta coje me foto përmes smartphonit, ata do të egzekutonin në vend.

Kush ata?

Ata pra, admini do të dërgonte p.sh disa njerëz që do të vendosnin mbi fatin tënd nëse do rroje apo do vdisje. Pra të gjithë kërkesat e tyre kanë qenë të një natyre të frikshme

Juve e keni pikturuar në parakrah balenën?

Po por tani nuk para duket sepse është shuar, madje unë e kam pikturuar me një gozhdë dhe me ndihmën e një thike që të dukej origjinal balena. Tani nuk duket sepse edhe unë nuk e kam gdhendur shumë thellë sepse do linte shenjë. Ata kërkonin që piktura e balenës në parakrah të ishte deri në shpimin e damarëve dhe të rridhte gjak për të formuar figurën e balenës.

I dije rreziqet e kësaj loje?

Jo nuk i dija që në fillim por më pas kam mësuar përmes internetit që kjo lojë të conte në fatalitet por unë nuk mundja dot të tërhiqesha. Sec kishte diçka mistike që të bënte për vete, të mbante pas vetes dhe nuk të lëshonte. Ishte si diçka hyjnore si një mesazh që vinte nga dikush nga bota e përtejme ndaj dhe unë tani që jam kthjelluar, po çuditem me veten sesi arrita deri në këtë pikë, pra deri në nivelin 33.

Niveli 33 cfarë kërkonte nga ju?

Të vija në dijeni shokët me qëllim që dhe ata të mbështesnin këtë lojë të rrezikshme dhe unë t’i bindja ata që të bëheshin pjesë.

Po ata si t’u përgjigjën?

Ata më shpëtuan sepse gjithçka që u kisha thënë dhe shpjegova, ata reaguan të frikësuar sepse mesa duket panë në sytë e mi, një seriozitet të paparë dhe një reagim që për ta ishte tepër i frikshëm. Pas kësaj ata kanë lajmëruar mësuesen kujdestare dhe më pas psikologia më ka trajtuar mirë duke më çrrënjosur dëshirën për të luajtur më tej me këtë lojë të rrezikshme. Është shumë e vështirë të ikësh nga kjo lojë dhe unë vetë çuditem sesi kam ikur.

Kush ju shtyu të shkarkoje Balenën Blu apo kureshtja?

Kureshtja. Unë hoqa dorë të premten dhe kam bërë mirë.

Pas fazës 33 cila ishte tjetra?

Nuk e di sepse nuk e vazhdova. Është shumë e vështirë të ikësh nga kjo lojë pothuajse e pamundur. Kjo sepse ndjehesh i kërcënuar nga administrator i Balenës Blu që ka autoritet në atë që thotë. Kërcënimet unë i merrja shumë seriozisht.

Si vendosët që e braktisët?

Kisha forcë që u tregova shoqeve dhe për këtë i falenderoj pa masë sepse me të vërtetë, ato më shpëtuan nga fataliteti.

A ka raste në Gjirokastër?

Janë dy veta dhe që i njoh, i kam në klasë dhe e luajmë këtë lojë, por nuk e di sesa seriozë janë në thëniet e tyre. Unë për këtë kam vënë në dijeni mësuesen me qëllim që këta nxënës të jenë nën vëzhgimin e prindërve apo të marrin masa për t’i vëzhguar apo kontrolluar që mos të bien pre e kësaj loje tepër të rrezikshme.

Po në Gjirokastër a ka të tjerë konsumues të kësaj loje?

Po, ka madje shumë fëmijë që e luajnë këtë lojë ekzistojnë në disa lagje të qytetit. Kjo për mua është e rrezikshme. Autoritetet duhet të marrin masa që të ndalojnë menjëherë vazhdimin e kësaj loje nga fëmijët sepse ata bien pre e tyre. Unë i kuptoj ata që nuk shkëputen dot, por i them që të gjejnë forcën dhe të binden që asgje ska për t’u ndodhur atyre nëse e braktisin. Ja kështu si unë dhe nuk më gjeti asgjë. Jam shëndoshë e mirë.

Po në polici cila ka qenë arsyeja që kë shkuar?

Kamë kontaktuar me psikologen dhe aty kam shkuar duke dhënë dëshmi konkrete për këtë rast dhe është bërë denoncim ndaj administratorit të Balenës Blu sepse po shndërrohet në një rrezik potencial për jetën e bashkëmoshatarëve të mi.

A keni apel për shokët apo bashkëmoshatarët tuaj?

Përpara se të shkoj tek apeli, dua të denoncoj edhe portale apo lajmet që janë dhënë në internet se prindërit e mi i paskam të cmendur. Nuk është e vërtetë sepse prindërit e mi janë normal dhe kaluar normalitetit të këtyre mediave që spekulojnë paturpësisht. Turp t’ju vijë. Ndërsa apelin që kam për moshatarët e mi është të mos kenë frikë për ata që janë ndjekës të lojës. Mos vazhdoni sepse është e kotë. Kthjellohuni dhe kthehuni në normalitet. Për ju që keni kurreshtje, mos e provoni kurrë këtë lojë. Është virus për trurin tuaj. Mos e shkarkoni në smartphone apo në PC. Qëndroni larg. 

Etiketa: Balena blugjirokasterloja vekjepruresevajza


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Erion Veliaj-Fevziut për Berishën: Po i referohesh një injoranti…

Veliaj flet për kreun e PS-së dhe marrëdhëniet me Saimir Tahirin

Kërcënohet me vdekje mjeku në QSUT

E fundit/ Helmohen 15 studentë

Tronditet sërish Londra, pallati 24 katësh përfshihet nga flakët

Tronditet sërish Londra, pallati 24 katësh përfshihet nga flakët
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com