Nga Vau i Dejës, Kryeministri Edi Rama sulmoi edhe Nard Ndokën duke thënë se çfarëdo që të ndodhë, Nard Ndoka është përherë në Parlament për kaq vite me radhë.
Ndoka e krahasoi me futbollistin Leo Messi, Nard Ndokën, duke e quajtur lojtar që të gjithë largohen, kurse ai asnjëherë nuk ikën nga Shqipëria.
“U bë Nard Ndoka si me qenë Leo Messi. Ndërrohen gjithë lojtarët, Nard Ndoka aty. Si të rrotullohet, se si të kthehet e ke në parlament prapë. Është i jashtëzakonshëm, Leo Messi, prapë del atje. Nard Ndoka mo, është të të iki mendja”, tha Rama me ironi.
Kryeministri Rama sulmoi edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për të cilin tha: “Ai bën estradë, ai më thotë mua pse bën barsaleta, por Luli është artist. Ju e shihni në televizor si Al Paçino, por unë e kam parë në të vërtetë, është artist. Ta bën të bardhën të zezë, 1 sekondë nuk e ke mendjen, ike”