Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka dhënë sot në faqen e tij të ‘Facebook’ një sqarim sa i takon fotos ku shihej përkrah Lulzim Berishës dhe një personi tjetër. Blushi pohoi se gjatë vizitës së tij në Durrës, takoi shumë qytetarë, mes të cilëve kishte qëlluar edhe Berisha, me të cilin më pas bëri dhe foton. Por ajo çka Blushi thekson është fakti se pavarësisht bëri foton, nuk e kishte idenë se kush ishte personi në fjalë.
Më tej, Blushi i kundërpërgjigjet mediave, ndërsa i ka sugjeruar që më parë ta kishin marrë në telefon. Me ironi, kandidati për deputet i LIBRA-s, shton se nëse gazetarët nuk e kanë numrin, le t’ja marrin Edi Rama.
MESAZHI I BLUSHIT
SI BËRA FOTO ME LUL BERISHËN NE DURRËS
Sot isha në Durrës dhe sic më ndodh kudo ku shkoj pranova të bëj foto me dhjetëra qytetarë të cilët afrohen dhe më takojnë pa I njohur. Pa mbërritur në Tiranë disa portale nxorën lajmin se paskam bërë një foto me Lul Berishën një njeri kundër lirimit të të cilit kam mbajtur nja tre fjalime në parlament. Unë nuk e di nëse ky që ka ardhur të bëjë foto me mua është apo jo Lulzim Berisha por nëse është ai portalet duhet ta marrin ne tel dhe ta pyesin pse erdhi të fotografohet me mua. Kush nuk e ka numrin le tja kërkojë Edi Ramës. Megjithatë shikoni videon më poshtë për të kuptuar se as e njoh këtë njeri që takova në bulevardin kryesor të Durrësit.