Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balena Blu/ Rrëfimi rrënqethës i minorenes nga Gjirokastra dhe nënës së saj

2017/06/13 at 3:24 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Balena Blu/ Rrëfimi rrënqethës i minorenes nga Gjirokastra dhe nënës së saj

Loja e rrezikshme Balena Blu ka mbërritur edhe në Shqipëri. Rasti më i fundit është ai i një 14 vjeçare nga një fshat i Gjirokastrës, e cila ka rënë pre e kësaj loje. 14 vjeçarja është nxënëse e shkollës “Koti Hoxhi” në Gjirokastër.


Nëna Alketa e dërgonte vajzën në qytet pasi në fshat nuk kishte shkollë. Dritare.net kontaktoi me 14 vjeçaren, viktimë të kësaj loje vdekjeprurëse dhe nënën e saj.

Rrëfimi i nënës, Alketa C.

Vajza ishte duke shkuar për në shkollë dhe te autobusi takoi një vajzë, që e quanin Ana, mbiemrin nuk ia dimë, dimë vetëm që ishte rreth 17 vjeçe. Ajo ia prezantoi vajzës lojën dhe i tha që është shumë e bukur. Anika u bind dhe nisi ta luante. Në atë kohë i tha Anikës që ke një gjilpërë me vete, jo i tha vajza. Nuk ka problem, ia kishte kthyer Ana, sepse kam unë. Gjilpëra ishte që vajza të shponte duart dhe të bënte balenën blu. Ana nuk e luante lojën, i thoshte vajzës sime që ta përhapte fjalën edhe me miqtë e vetë, që të luanin sa më shumë këtë lojë. Telefon goca ime nuk ka, ajo luante me telefonin e Anës, rrëfen Alketa.

Është një lojë vdekjeprurëse, shumë e rrezikshme për shëndetin.

Anika kishte arritur në nivelin 33 dhe donte e 17 ditë, që Balena t’i kërkonte të hidhej nga një lartësi shumë e madhe ose të varësh veten, më pas do të ngjallesh prapë. Kur unë e pyeta Anikën se përse ishte me gjak, ajo më tha që ishte vrarë, nuk hapej fare me ne, ishte mbyllur në vetvete. Për 1 muaj ajo është shpuar dy-tre herë. Çdo ditë kalonte nga një nivel dhe loja zgjaste 50 ditë.

Ishte mësuesja ajo që komunikoi me ne, unë nuk dija gjë për këtë Balenën Blu.

Kur mbaronte shkolla vajza takonte Anën dhe në atë kohë i bënte ato që i kërkonte Balena. Balena i kërkonte të gjuante veten me shpulla, të ikte nga ora e mësimit, mos të shkonte në shkollë, të merrte 4-ta, të lagte shoqet me ujë, të zihej me shokët, të shkruante një letër e të kërcënonte njerëzit., të mos hante bukë kur vinte në shtëpi, të çohej në orën 4 të mëngjesit, të rrinte pa gjumë, të hante vetëm mish.

Vajza ime i ka bërë të gjitha këto.

Ajo ka qenë një fëmijë i mbarë gjithmonë, e hedhur, shumë e zgjuar. Nuk e di pse vajza i bëri këto gjëra, e ka detyruar Ana ta bëjë një gjë të tillë. Nuk e di sesi vajza arriti në këtë gjendje. Unë kam dhe një vajzë tjetër, por Anika nuk fliste fare as me të.

Rrëfimi i vajzës, Anika C.

Unë nuk e di ku Ana e bën shkollën, nuk e njoh. Më foli e para dhe më tha e luan këtë lojë, jo i thashë unë. Nuk e njihja si lojë më parë. Kur e pyeta, nëse ajo e luante, ajo më tha që jo, por e ka shkarkuar sepse është një lojë shumë interesante dhe që unë duhet ta provoja njëherë.

Informacionet për Balenën Blu unë i mësova nga lajmet, por ishte pasi unë e kisha nisur të luaja. Por, është shumë e vështirë të dalësh nga ajo lojë. Ti e humbet veten dhe kalon në një gjendje depresioni, për të shkuar në fund që ti bën vetëvrasje, rrëfen Anika për dritare.net.

Ditën e parë mu kërkua nga Balena, të dhënat e mija, emër, mbiemër, mosha, foto, jo vetëm timen, por edhe të prindërve. Madje fillonte të kërcënonte që nëse e fshija lojën nga telefoni, do t’i bënte keq familjes time, do të më vriste prindërit e motrën.

Duhet të vërtetoja që unë po e bëja lojën, prandaj duhet të bëja video ose foto. Veprimet i bëja me Anën prezente, ajo nuk më thoshte gjë, thjesht më shikonte e më stimulonte t’i bëja gjërat.
Në ditën e dytë duhet të gjuaja veten me shpulla dhe të dërgoja videon që e kisha bërë. Unë flisja në anglisht me të. Në lajme dëgjova më pas që është një djalë 21 vjeçar që quhet Aleksandër, por është kapur e futur në burg. Ndërkohë janë shokët e tij që e përdorin këtë lojë dhe policia e ka të vështirë t’i kapë ata.

Nuk e di se ku e gjeta guximin që shkova dhe fola me disa shoqe në shkollë, e i thashë që vetëm e luaj këtë lojë. Ishin ato që lajmëruam mësuesen, e cila lajmëroi prindërit e mi, tregon Anika.

Unë njoh dhe dy persona të tjerë që e di që e luajnë këtë lojë, janë në klasë me mua, por nuk e di nëse i kanë bërë këto veprime që kam bërë e unë apo jo. Unë kam folur me ta dhe ata më kanë thënë që edhe për ata është lojë e bukur. Unë fola me mësuesen kujdestare që të lajmëronte prindërit e tyre e t’i lajmëronin që e ata fëmijë po e luanin këtë lojë.

Ndihesha sikur e gjithë bota më urrente e nuk më donte, isha mbyllur në vetvete, madje dhe balena më kërkonte që të rrija në një vend të errët e vetëm.

Më kanë thënë që nëse unë do të bëja të gjitha nivelet do të më jepnin diçka që do ma thoshin në fund e që unë do të ringjallesha përsëri. Të njëjtat gjëra i thotë të gjithëve.

Tani jam më e qetë, më e çliruar dhe një gabim që unë jam penduar e nuk do kthehem më kurrë.
I them të gjithë fëmijëve që mos ta luajnë më këtë lojë sepse është shumë e rrezikshme dhe prindërit të kontrollojnë telefonat e fëmijëve sepse asnjëherë nuk i dihet./dritare.net



Ju sugjerojmë

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
Bota

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025 10:52 pm
Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

10 Shtator, 2025 10:16 pm
“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër
Kronikë

“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 Shtator, 2025 9:54 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10 Shtator, 2025 9:23 pm
Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
Bota

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

10 Shtator, 2025 9:00 pm
Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
Kronikë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

10 Shtator, 2025 8:17 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Politikë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Para
Vala e shkarkimit prek PDIU, pritet largimi i drejtoreshës së spitalit

Vala e shkarkimit prek PDIU, pritet largimi i drejtoreshës së spitalit

“5 minuta nga jeta ime!” – Së bashku dhurojmë jetë

“5 minuta nga jeta ime!” - Së bashku dhurojmë jetë

Ministrja e Arsimit tregon mësuesit dhe zyrtarët e përfshirë në fushatë: Po ju monitorojmë

Dokumenti/ Ministrja teknike e Arsimit pezullon Sekretarin e Përgjithshëm
















TE FUNDIT

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
10 Shtator, 2025

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me...

Lexo më shumë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
10 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me sigurinë e prodhimeve shqiptare, pas bllokimit të një sasie prodhimesh shqiptare në...

Lexo më shumë

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
10 Shtator, 2025

“Sa të rrezikshme janë prodhimet shqiptare” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion”, pasi një sasi prodhimesh u ndaluan...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
10 Shtator, 2025

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com