Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e mbrojtjes për Arben Frrokun, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila ka dhënë masën e sigurisë burgim të përjetshëm. Vendimi është marrë në dhomë këshilli pa kaluar në seancë gjyqësore. Arben Frroku kërkonte pafajësinë, duke u shprehur se është dënuar padrejtësisht për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj. Frroku akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilesuese dhe armëmbajtje pa leje. Arben Frroku u arrestua në Holandë dhe është në pritje të ekstradimit.