Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komandantët marrin bashkarisht komandën

2017/06/13 at 1:41 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Komandantët marrin bashkarisht komandën

Nga Adelheid Feilcke /Deutsche welle


Ndërsa një shumicë prej rreth 60 për qindësh heshti, kosovarë që marrin pjesë në votime parapëlqejnë gjithnjë e më shumë partitë me prirje nacionaliste, radikale.

Ky është realiteti në Kosovë – të pëlqen apo nuk të pëlqen: nacionalist, radikal, i frustruar. Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë tregojnë qartë gjendjen e shoqërisë, problemet e saj dhe se ç’duhet të ndërmerret urgjentisht.

Një shumicë prej rreth 60 për qindësh heshti duke mos votuar, një popullsi e frustruar që i beson gjithnjë e më pak fuqisë transformuese të demokracisë dhe u beson gjithnjë e më pak elitave politike.

Dhe ata që votojnë ua japin votën gjithnjë e më shumë partive me prirje nacionaliste, radikale. Potencial mobilizimi në Kosovë kanë strukturat e mirëorganizuara, që janë gjithashtu qartësisht në anën e fituesve të zgjedhjeve: partitë dhe aleancat që kanë pak vullnet për kompromis.

Më qartë se kurrë ndonjëherë do të jenë ish-komandantët e UÇK-së që do të përcaktojnë tonin politik pas këtyre zgjedhjeve. Aleanca zgjedhore e të ashtuquajturave “parti të luftës” me kandidati kryesor Ramush Haradinaj fitoi 34 për qind të votave. Ai pritet të jetë kreu i ri i qeverisë. Me kryeministër Haradinajn dhe Hashim Thaçin si president pritet që dy postet më të larta në shtetin e ri të drejtohen nga ish-komandantë të UÇK-së.

Potencial lehtësisht i mobilizueshëm

Por, kjo gjoja forcë nuk mund ta fshehë faktin se udhëheqësit e kësaj aleance elektorale mund të duhet të përgjigjen në të ardhmen në bankën e të akuzuarve të gjykatës për krimet e luftës në Kosovë. Shpata e Demokleut e kësaj gjykate rëndon si plumb ndaj strukturave pasardhëse të UÇK-së. Nëse do të ngrihen akuza ndaj politikanëve të lartë, potenciali i mobilizimit i përdorur tani politikisht mund të përdoret shpejt për mitigje dhe shprehje të tjera solidariteti dhe trazira. Me aleancën e re të herojve të vjetër të luftës nuk mund të bëhet shaka, gjë që vërehet me të drejtë me shqetësim prej hetuesve ndërkombëtarë.

Dialogu me Serbinë edhe më i vështirë

I vështirë do të bëhet nën drejtimin e kryeministrit Haradinaj edhe dialogu tashmë tejet i mundimshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sidomos për përmirësimin e gjendjes për pakicën serbe. Beogradi kërkon esktradimin e Haradinajt, i cili u ndalua së fundi për disa muaj në Colmar në Francë për shkak të një urdhër-arresti nga Serbia.

Beogradi e hedh për momentin kategorishkit poshtë një dialog të drejtpërdrejtë me të. Edhë në këtë drejtim do të duhet sërish ndërjmetësim ndërkombëtar. Dhe ndërmjetësve të Brukselit do t’u duhet përsëri të bëjnë shumë kompromise të kalbura me Beogradin dhe Prishtinën në favor të dialogut, kompromise që nuk janë të dobishme as për demokratizimin e Kosovës e as të Serbisë.

Por deri atëherë ka ende përpara një rrugë të gjatë, sepse fituesi i qartë i zgjedhjeve nuk do të jetë në gjendje që të formojë shpejt një koalicion. Për shkak se dy blloqet e tjera shqiptare, njëri prej të cilëve duhet të fitohet edhe thjesht matematikisht për koalicion, ngurrojnë. LDK-ja, ish-partia e konservatore e qendës të shoqërisë kosovare arriti të fitonte vetëm rreth 26 për qind të votave.

Vitet e fundit, ajo ka qenë gjithmonë partnere në qeveritë e koalicionit me partitë pasardhëse të UÇK-së. Por këtë herë kjo do të jetë e vështirë për shkak se zgjedhjet e parakohshme u bënë të detyrueshme nga një përçarje e thellë mes partnerëve të koalicionit, ndër të tjera edhe për mosmarrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi.

Vetvendosja si faktor

Fituesi i vërtetë dhe ai që jep drejtimin është blloku i tretë, Vetevendosja, një parti opozitare radikale. Ish-lëvizja e protestës i ka dyfishuar votat e saj kundrejt vitit 2014. Ajo është partia e të rinjve, e rebelimit kundër establishmentit, dhe edhe ajo e refuzon një koalicion me fituesin e zgjedhjeve grupin PAN, sepse i konsideron udhëheqësit e tij tejet të korruptuar dhe kriminelë dhe do që ata të dënohen me burgim.

Albin Kurti, themelues dhe udhëheqës i lartë i VV-së u shfaq për herë të parë në fushatën zgjedhore demonstratisht me kravatë për të bjerrë imazhin e radikalit turbullues në favor të një poltikani shpresëbartës. Por pavarësisht kravatës ai vazhdon të jetë ujk me lëkurë qengji.

Kërkesat e tij radikale përfshijë edhe votim nga populli për praninë e misioneve ndërkombëtare dhe një bashkim të mundshëm me Shqipërinë, çështje që shkaktojnë shqetësim në rajon dhe arenën ndërkombëtare. Repertori i VV-së shkon nga bojkotimi deri te gazi lotsjellës në parlament.

Me vetëbesim dhe entuziazëm Vetevendosja dhe alenaca PAN festuan mbrëmë në rrugët e qyteteve të Kosovës rezultatet e zgjedhjeve. Këto dy blloqe do të përcaktojë fatin e Kosovës në të ardhmen e afërt. Të gjitha partitë e tjera, përfshirë edhe ato të pakicave etnike, që duhet të jenë sipas Kushtetutës pjesëmarrëse në qeveri do të luajnë një rol të dorës së dytë.

Sfidat e bashkësisë ndërkombëtare

Sfidat ndaj politikës në Kosovë janë të mëdha: katalogu për afrimin e dëshiruar me zjarr me BE-në është i gjatë, objektvi i afërm liberalizimi i vizave edhe një mjedis funksionues pune. Bashkësia ndërkombëtare, që është në Kosovë me një mision ushtarak (KFOR) dhe një civil (EULEX) , kërkon veçanërisht përparime lidhur me bashkëjetesën me minoritetin serb, dialogun me Beogradin, sqarimin e kufirit me Malin e Zi, luftimin e krimit.

Por vitet e fundit ajo ka humbur shumë nga kredia dhe ndikimi i saj, pjesërisht edhe për shkak se perspektiva e BE-së dhe çështjet e hapura të statusit vazhdojnë të zvarriten. Grupimet PAN dhe VV e dinë shumë mirë këtë dhe mund të ndezin në këtë mënyrë në çdo kohë frustrimin dhe frikën e popullatës shumicë shqiptare.

Fituesi i zgjedhjeve Haradinaj dhe Kurti mbajnë përgjegjësi qendrore që Kosova të vazhdojë rrugën e zhvillimit paqësor dhe demokratik.

/



Ju sugjerojmë

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu
Kronikë

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu

10 Shtator, 2025 10:06 am
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
Bota

Erdogan: Jemi me Katarin deri në fund, Izraeli nuk do paqe

10 Shtator, 2025 9:58 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Ndërtoi 8 objekte pa leje, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

10 Shtator, 2025 9:48 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD mbledh kryesinë, diskutohet në do të ketë aksion në Parlament

10 Shtator, 2025 8:58 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

SHBA-të humbin 911 mijë vende pune për 1 vit

10 Shtator, 2025 8:48 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shtator 2025

10 Shtator, 2025 8:20 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 10 shtator 2025

10 Shtator, 2025 7:39 am
Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Para
Pini verë përpara gjumit për të humbur disa kile

Pini verë përpara gjumit për të humbur disa kile

Strazimiri: Banda e drogës, 322 mijë Euro avantazh para PD

Deputeti i PD: Të merret në mbrojtje, bashkëpunëtori i drejtësisë, Ilir Meta

Video/Makineria që prodhon ushqim për qentë e rrugës sa herë fusni një shishe për riciklim

Video/Makineria që prodhon ushqim për qentë e rrugës sa herë fusni një shishe për riciklim
















TE FUNDIT

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu
10 Shtator, 2025

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme ka vënë me masë sigurie avokatin Besart Logu. Ndaj Logut është caktuar masa e...

Lexo më shumë

Erdogan: Jemi me Katarin deri në fund, Izraeli nuk do paqe

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
10 Shtator, 2025

Turqia ka dënuar ashpër sulmin izraelit në Doha, duke e cilësuar si provë të qartë se Tel Avivi nuk ka synim paqen,...

Lexo më shumë

Ndërtoi 8 objekte pa leje, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
10 Shtator, 2025

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, është arrestuar një person me...

Lexo më shumë

PD mbledh kryesinë, diskutohet në do të ketë aksion në Parlament

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
10 Shtator, 2025

Sot në orën 13:00 PD do të mbledh për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit kryesinë. Në këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com