I ftuar në emisioni “Opinion” profesor Mark Marku është shprehur se pjesa më e kalbur e qeverisë ishte ajo e PS dhe jo e LSI. Marku tha se edhe LSI ka përgjegjësit e saj, por pjesa më e madhe e dështimeve sipas tij kanë ndodhur nga ministrat e PS, si shëndetësia, ministria e rendit etj dhe nuk ka pasur probleme tek ministria e transportit apo ministritë e tjera të LSI-së.
“Unë mendoj që pjesa më e kalbur në këtë qeveri ishte pjesa e qeverise qe eshte vene nga Rama dhe jo e LSI-së. Nuk ka qenë problemet tek transporti, por tek shëndetësia. Kryeministri ka të drejtë ta heqi dhe ti kërkojë të llogari drejtorit që bën shkelje në detyrë, le ti përkasë cilës parti të dojë. Ai thotë më jepni një mandat dhe nuk thotë pse e do këtë mandat. Nuk ka kryeministër që e thotë këtë. Rama për mua ka 70% të fajit dhe LSI ka 30 të fajit. /Opinion.al