Një shqiptar është therë me thikë në Wiesbaden të Gjermanisë pas një përleshje mes dy grupeve të rinjsh. Viktima është 19 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Media gjermane “FAZ.net” raporton se ngjarja ka ndodhur të dielën në orët e para të mëngjesit. Nga përleshja mes dy grupeve, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, 18 dhe 19 vjeç, të cilët janë shtruar në spital.
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia gjermane. Ndërkohë, shkaku i sherri mbetet i paqartë. Hetuesit do të marrin në pyetje dy të plagosurit për të mësuar më shumë rreth motiveve të sherrit që përfundoi me tragjedi për familjen shqiptare.