Në ndeshjen kundër Izraelit, Shqipëria ka shënuar golin e tretë duke e thelluar në 3-0 avantazhin. Ka qenë Memushaj që pas një aksioni të shkëlqyer ka arritur të gjejë rrjetën duke cuar kështu në një avantazh që duket se do të vulosë edhe fitoren e kësaj ndeshjeje. Dy golat e pjesës së parë u shënuan nga Sadiku në minutën 22 dhe 44.